Një studim i madh global zbulon se ilaçi Remdesivir nuk ndihmon pacientët me COVID-19
Në një studim të përshkruar si përfundimtar dhe zhgënjyes, Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se ilaçi antiviral remdesivir ka “pak ose aspak efekt mbi vdekshmërinë” për pacientët e shtruar në spital me coronavirus.
Madje, siç thuhet më tej, ai nuk duket se i ndihmon as pacientët të shërohen më shpejt, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.
Deri tani, remdesivir ka qenë ilaçi i vetëm që duket se ka efekte specifike për coronavirusin.
Ai ishte ilaçi i vetëm me një Autorizim Përdorimi Emergjent për COVID-19 nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA.
Siç shkruan CNN më tej, rezultatet e studimit të OBSH-së nuk janë botuar në një revistë mjekësore të vlerësuar nga kolegët.
Por OBSH i postoi ato në internet, aty ku gjenden punime ose të dhëna të shoqëruara me punime të ndryshme shkencore, të cilat ende nuk janë rishikuar nga kolegët ose janë pranuar nga revistat akademike tradicionale
Në shkrimin e botuar thuhet se studimi i OBSH-së rishikoi remdesivirin dhe tre barna të tjerë të ripërdorur: hydroxychloroquine, kombinimi i HIV i lopinavirit dhe ritonavirit dhe interferonit.
Por askush prej tyre nuk i ndihmoi pacientët të jetonin më gjatë ose të dilnin nga spitali më shpejt, tha OBSH.
“Për secilin ilaç në studim, efekti në vdekshmëri ishte zhgënjyeshëm jopremtues”, citohet të ketë thënë OBSH në një deklaratë.
Në anën tjetër Gilead Science, prodhuesi i ilaçit, tha se gjetjet nuk nënkuptojnë se ilaçi, i shitur me emrin e markës Veklury, nuk sjell asnjë përfitim.
“Të dhënat që dalin duken jo konsistente me prova më të forta nga studime të shumta të rastësishme, të kontrolluara dhe të botuara në revista të vlerësuara nga kolegët, duke vërtetuar përfitimin klinik të Veklury (remdesivir). Ne jemi të shqetësuar se të dhënat nga ky testim global me etiketë të hapur nuk i janë nënshtruar rigorozitetit, i kërkuar për të lejuar diskutim shkencor konstruktiv”, ka thënë Gilead në një deklaratë.
Gjithsesi, studiuesit e udhëhequr nga OBSH thonë se testi i tyre do të vazhdojë.
“Barnat më të reja antivirale, imunomodulatorët dhe antitrupat monoklonalë anti-SARS COV-2 tani po merren në konsideratë për vlerësim përmes testit të Solidarity Therapyics”, tha OBSH. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025