LAJMI I FUNDIT:

Një skuadër, një shpirt, një komb – Kombëtarja e Shqipërisë prezanton fanellat e reja

Një skuadër, një shpirt, një komb – Kombëtarja e Shqipërisë prezanton fanellat e reja

Federata e Futbollit së Shqipërisë (FSHF) dhe kompania Macron kanë prezantuar fanellat e reja që ‘Shqiponjat’ do të veshin në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror FIFA 2026. Lojtarët e drejtuar nga Sylvinho do të veshin fanellat e reja që në ndeshjen e parë të fazës së kualifikimeve që do të zhvillohet më 21 mars kundër Anglisë.

Fanellat e reja (fanella e parë e kuqe, fanella e dytë e bardhë dhe fanella e tretë e zezë) përbëhen nga një grafikë e veçantë e stampuar, e cila, duke nisur nga simboli i shqiponjës dykrenore, përfshin një seri të pasur referencash të elementëve natyrorë dhe kulturorë karakteristikë të Shqipërisë.

Brenda dizajnit të shqiponjës, e cila është e pranishme në mëngë, në pjesën e përparme dhe të pasme të fanellës, janë përfshirë shumë simbole, secili me një kuptim specifik: Shqiponja jonë dykrenore, e ndërtuar nga detaje që pasqyrojnë bukurinë, natyrën dhe shpirtin e pasur shqiptar, mban në krahët e saj malin, lumin, diellin dhe detin, simbole të fuqisë dhe bukurisë së jetës sonë.


View this post on Instagram

A post shared by Macron (@macron)

Kjo shqiponjë mban lart guximin historik të Skënderbeut, duke na kujtuar traditat tona më të thella, me kundërshtarin në mes, përballë syve të shqiponjës.

Një shqiponjë që simbolizon zemrën, bashkimin, krenarinë, pak dinakëri dhe një pasion të thellë për lojtarët tanë, heronjtë modernë që vijnë nga katër anët e botës për të përfaqësuar me krenari Shqipërinë në çdo sfidë në fushë.

Një skuadër e bashkuar fort, një shpirt i mbushur plot, një komb që mbetet gjithmonë krenar.

Fanella e parë për ndeshjet në shtëpi është në ngjyrën tradicionale të kuqe (ngjyrën e flamurit shqiptar) me një shirit kuq e zi në pjesën e qafës dhe skajet e mëngëve. Grafika karakteristike është e stampuar në pjesën e përparme dhe të pasme, duke formuar një shqiponjë të plotë, e përbërë nga elementë si Skënderbeu, mali, deti, anija, yjet, dhelpra etj., elementë të historisë dhe folklorit shqiptar ndër shekuj.

Në gjoks, të dyja të printuara në silikon, janë të pranishme në të djathtë Macron Hero dhe në të majtë logoja e FSHF-së. Në pjesën e pasme të qafës, brenda, është personalizuar me një etiketë me ngjyrë të kuqe dhe detajet në ngjyrën e grafikës së pranishme në fanellë, mbi të cilën është logoja e FSHF-së, shkrimi “FEDERATA SHQIPTARE E FUTBOLLIT”, logoja e Macron dhe shkrimi “Designed in Bologna” që certifikon se çdo pjesë është projektuar, krijuar dhe zhvilluar në kampusin Macron. Në pjesën e pasme të qafës, është shtypur në ngjyrë të zezë shkrimi “SHQIPËRI”. Një detaj tjetër personalizuar i fanellës së re të Kombëtares shqiptare është shiriti i brendshëm, i vendosur pas, me frazën “Ti Shqipëri, më jep nder” e ndjekur nga simboli i shqiponjës dykrenore. Fanella e parë përfshin gjithashtu pantallona të zeza, të cilat, për shkak të një grupi ngjyrash të kuqe dhe të zezë në fundin e kofshës dhe profilit të segmentuar në anë, i japin stil të dizajnit të pantallonave klasike të basketbollit. Çorapet janë gjithashtu të zeza me një vijë të kuqe lart dhe një vijë të zezë në mes.

Fanella e dytë dhe e tretë pasqyrojnë saktësisht grafikën e fanellës së parë dhe dallohen për ngjyrën dominuese: Fanella e dytë është e bardhë me detaje kuqezi (pantallona të bardha me vijë anësore të kuqe dhe të zeza, çorape të bardha me vijë anësore të zeza dhe një vijë horizontale të kuqe); Fanella e tretë është e zezë me detaje të kuqe (pantallona të zeza dhe çorape të zeza me vija anësore kuqezi).

Si të gjitha produktet e realizuara nga Macron, edhe ato të Kombëtares shqiptare janë prodhuar në Eco Fabric, një material poliestër 100% i krijuar nga riciklimi i plastikës pas konsumit.

Fanellat e reja të Kombëtares shqiptare mund t’i gjeni në dyqanin online në faqen e FSHF, faqen zyrtare të Macron dhe dyqanet e Intersport. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Penalltia e Alvarezit dhe rregulla të tjera kurioze të futbollit: A lejohet të ngjitesh në traversë apo të shënon me top të shpërthyer?

Penalltia e Alvarezit dhe rregulla të tjera kurioze të futbollit: A lejohet të ngjitesh në traversë apo të shënon me top të shpërthyer?

Ndërkombëtare
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

La Liga
“Gjithmonë i kam shikuar dhe jam përpjekur të jem si ta”, Cubarsi zbulon dy idhujt e tij

“Gjithmonë i kam shikuar dhe jam përpjekur të jem si ta”, Cubarsi zbulon dy idhujt e tij

La Liga
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

La Liga
Atletico Madridi lëshoi ​​një deklaratë të ashpër, dënon vendimin e VAR-it për penalltinë e Alvarezit

Atletico Madridi lëshoi ​​një deklaratë të ashpër, dënon vendimin e VAR-it për penalltinë e Alvarezit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori