Një grua shtetase e huaj ka raportuar në polici se është dhunuar nga një i dyshuar, mashkull kosovar.

Rasti thuhet se ka ndodhur më 26 gusht 2024, në një hotel në Graçanicë, njofton policia.


Policia ka ndërhyrë dhe ka arrestuar të dyshuarin, i cili pas intervistimit është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Hetimet rreth rastit janë në vazhdim. /Telegrafi/