LAJMI I FUNDIT:

Me një shtesë, çaji jeshil bëhet pija më e shëndetshme në botë

Me një shtesë, çaji jeshil bëhet pija më e shëndetshme në botë

Çaji jeshil konsiderohet si një nga pijet më të shëndetshme për shkak të efektit të mirë në shëndetin e përgjithshëm

Ky çaj nxit edhe humbjen e peshës, por nutricionistët pohojnë se nëse i shtoni vetëm një ushqim, ky çaj do të bëhet pija më e shëndetshme në botë.

Çaji më i shëndetshëm bimor që mund të pini është çaji jeshil i bërë nga gjethet e bimës së mrekullueshme kineze Camellia sinensis sepse përmban shumë polifenole dhe antioksidues.


Shumica e njerëzve nuk e dinë që shtimi i lëngut të limonit në çajin jeshil mund të rrisë veprimin e katekinave.

Hulumtimet e fundit kanë treguar se çaji jeshil me limon ka shumë më tepër katekina dhe polifenole sesa vetë çaji jeshil, i cili tashmë përmban një listë mbresëlënëse të antioksiduesve.

Përveç faktit se limoni i shtuar në çajin jeshil rrit efektin e katekinave, nutricionistët thonë se limoni, për shkak të acidit që përmban, ndihmon trupin të thithë më lehtë të gjithë përbërësit e dobishëm.

Gjithashtu, është mirë të përdorni lëvore limoni sepse përmban edhe fitonutrientët salvestrol dhe limonen, të cilët kanë efekte të fuqishme antioksiduese.

Konsumimi i rregullt i çajit jeshil përmirëson punën e trupit dhe të lehtësojë shumë probleme shëndetësore, dhe nëse shtoni pak lëng limoni ose lëvore limoni, do të rritni të gjitha efektet e tij të mira.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Shkuji është pranuar zyrtarisht si sëmundje! Shkencëtarët kanë dëshmuar që vret

Shkuji është pranuar zyrtarisht si sëmundje! Shkencëtarët kanë dëshmuar që vret

Shëndetësi
Kalo në kategori