Kjo është vërtet e paparashikuar, por flitet se një serb mund të jetë një nga banorët e këtij viti në “Big Brother Albania”.

Megjithëse njihet si një format që synon “thyerjen e akujve”, përfshirja e një qytetari të Serbisë do të ishte diçka e papritur për audiencën, transmeton Albeu.


Personi që mendohet se do të jetë një prej banorëve ka postuar një video, ku tregon rreth pranisë së tij në Tiranë dhe nga momentet e pjesëmarrjes në audicion. Mirëpo, nuk dihet me siguri nëse ai do të jetë një nga të përzgjedhurit.

Nëse kjo do të jetë e vërtetë, nuk ka dyshim se mund të ketë reagime nga më të ndryshmet.