Nga: Ahmet Selmani
Në një status të postuar në fejsbuk (më 4 shkurt 2021), poeti ynë Shaip Beqiri shtroi pyetjen hipotetike: A mund të jetë studiues i madh letrar ai që s’ka zënë ngoje kurrë M. Camajn, K. Trebeshinën, F. Rreshpen, T. Dervishin, Y. Shkrelin?
Sado që në shikim të parë kjo duket si një pyetje krejt e vetëkuptueshme dhe e vetëmjaftueshme, ose, më mirë të themi, një pyetje shumë e tërthortë e cila vetvetiu na shpie të mendojmë për një numër studiuesish që janë marrë me çështjen e letërsisë shqiptare, prapëseprapë, nga ana tjetër mund të thuhet pa drojë se është një pyetje tepër intriguese dhe nxitëse, me çka të shtyn të japësh një përgjigje më të gjerë ose më të ngushtë. Fundja, siç thotë Balzaku, pyetja është çelësi i të gjitha shkencave.
Së pari, mund të themi se kjo është pyetje me dhe pa përgjigje. Thjesht, si e tillë është një pyetje e cila e vë në sprovë moralin e rrejshëm të disa studiuesve shqiptarë të cilët letërsinë shqiptare e kanë parë në mënyrë epigonike me optikën e regjimit të vjetër, kryesisht duke bredhur nëpër mozaikun zyrtar të autorëve, herë duke i modifikuar mendimet e tyre, herë duke i përsëritur me një retorikë të njëjtë burokratike, por thelbësisht duke mbetur përherë të njëjta me ato që janë përcaktuar me platformën ideologjike e politike.
Së dyti, kjo është pyetje e cila vetvetiu studiuesit “e mëdhenj” i bën të vegjël, për arsyen e thjeshtë se tërë “madhështinë” e tyre e kanë ndërtuar në mënyrë joshkencore dhe të sforcuar, duke glorifikuar njerëzit e pamerituar ose mediokër dhe duke i shpërfillur krijuesit e mirëfilltë të cilët kanë qenë të papranueshëm për politikën kulturore e iedologjike të shtetit komunist. Ndaj edhe madhështia e tyre ka zgjatur aq sa edhe jeta e regjimit të cilit i kanë shërbyer. Por me rënien e tij, pa dyshim ka rënë edhe madhështia e tyre artificiale.
Së treti, është pyetje që mitet e ngritura i rrënon për toke dhe ia hap rrugën të vërtetës letrare e artistike për t’u ngritur natyrshëm në vendin e duhur. Domethënë të gjitha mitet për shkrimtarët oborrtarë që i kanë ngritur dikur me anë të mekanizmave propagandistikë të shtetit monist, tani po thyhen si ndonjë qelq i ashpër dhe mbeten si gërmadha të panevojshme në plehun e historisë. Zakonisht epitetet më të shpeshta që janë përdorur nga studiuesit e asaj kohe kanë qenë: “shkrimtar i madh”, “shkrimtar i papërsëritshëm”, “shkrimtar që krijoi një epokë”, “shkrimtar besnik ndaj popullit dhe atdheut”, “shkrimtar udhërrëfyes” etj.
Së katërti, është pyetje e cila përplas kriteret ideologjike me ato estetike; pra partishmëria sa çel e mbyll sytë bie për toke dhe mbetet si kufomë e qelbur. Ndërkaq, estetikja mbetet si lule e çelur në çdo stinë për ta shijuar breznitë e lexuesve që do të vijnë me një edukatë tjetër kulturore e artistike.
Së pesti, është pyetje që zbulon thikat e ngulura pa mëshirë në mishin e kulturës shqiptare, asaj në Shqipëri dhe kësaj në Kosovë etj. Kështu janë krijuar edhe togfjalëshat “shkrimtar reaksionar”, “shkrimtar dekadent”, “shkrimtar indiferent ndaj popullit”, “shkrimtar hermetik”, “shkrimtar jokomunikativ”, “shkrimtar i errët” etj. E gjithë kjo ka krijuar dallime të thella.
Së gjashti, është pyetje që e konteston historinë e letërsisë. Pra vetvetiu të çon në mozaikun e saj shpesh të neveritshëm, duke menduar njëkohësisht për ata shkrimtarë të cilët janë mbuluar me harresë ose me mallkim politik. Përballë këtij paradoksi të shëmtuar historia e letërsisë bie përmbys dhe hap rrugën e një rishkrimi të saj me kritere të vërteta estetike e shkencore, dhe jo me kritere ideologjike e politike.
Së shtati, është pyetje që i bën gjyq padrejtësisë letrare, jo duke i vrarë studiuesit e “mëdhenj” të saj që kanë krijuar anatema, por duke u dhënë atyre cilësimin e duhur në aspektin moral e shkencor, pa ua mohuar ndonjë vlerë që kanë në veprat e tyre.
Së teti, është pyetje që përplas drejtpërdrejt temat dhe anatemat që kanë të bëjnë me letërsinë dhe autorët e saj. Mbase hapja e temave të këtilla ngjall reagimin e studiuesve “të mëdhenj” të cilët e mohojnë këtë në mënyrë kategorike, duke bërë çmos që ta ruajnë monopolin e tyre në rrafshin e studimeve tona letrare, si një gjë të paprekshme dhe absolute.
Së nënti, është pyetje që përpiqet të krijojë barazi të plotë në hierarkinë e vlerave letrare. Kjo do të thotë se tani është koha e qarkullimit të lirë të vlerave letrare e shkencore dhe lexuesi është krejtësisht i lirë të zgjedhë dhe të gjykojë lidhur me to. Duke i botuar e ribotuar librat e autorëve të ndaluar dhe të lirë, në fakt gjërat vetë vijnë në vendin e tyre dhe krijohet një barazi e plotë në aspektin e komunikativitetit.
Së dhjeti, është pyetje që, bie fjala, Dritëro Agollin “e madh” e bën të vogël kundruall Frederik Reshpjes “së vogël” që vetvetiu bëhet i madh. Duke i vënë këta përballë njëri-tjetrit, lexuesi vetë do të vendosë se cilin ta lexojë më shumë apo më pak, apo ta refuzojnë pa e lexuar fare.
Prandaj, pa dashur që ta zgjasim më tepër këtë formë hipotetike, mbase shtrimi i kësaj pyetjeje është vetvetiu përgjigje. Është akuzë morale e shkencore. Është stigmatizim i rëndë. Është ndërgjegjësim. Është kujtesë e dhimbshme. Është revoltë. Është arsye e shëndoshë. Është ftesë për debat shkencor.
Në fund të fundit, siç do të thoshte Pablo Neruda, ti mund të mos duash të përgjigjesh, por pyetjet nuk vdesin.
Prandaj, ju studiues “të mëdhenj” në atë kohë, tani jeni bërë tepër të vegjël në këtë kohë kur dyert e letërsisë shqiptare po hapen për M. Camajn, K. Trebeshinën, F. Rreshpen, T. Dervishin, Y. Shkrelin etj. Ju gabuat ose u mashtruat që u bëtë “të mëdhenj” para se të bëheshit të vegjël. S’do mend, janë të tjerë ata studiues që do të merren me këta autorë, ndaj edhe do të mbeten të mëdhenj në fushën e letrave tona. Thënë fare thjesht, për ta kuptuar moralin dhe kriterin e një studiuesi, shiko për cilin autor shkruan dhe mënyrën se si shkruan për të.
Lamtumirë ju studiues “të mëdhenj” që tani bëheni të vegjël! Miradhshi ju studiues “të vegjël” që do të bëheni të mëdhenj! /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Fadil Hoxha e Veli Deva, Enver Hoxhës më 1968: Kujdes me Titon, se po na e vështirësoni punën në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2017/08/dosje-780x439.jpg)
Fadil Hoxha e Veli Deva, Enver Hoxhës më 1968: Kujdes me Titon, se po na e vështirësoni punën në Kosovë
Jeta tragjike e Viktor Hygosë. Vdekje të hershme, dashuri, dhimbje, çmenduri…
Ibrahim Kodra, piktori që edhe firma i mbetet vepër arti
![PLEQTË](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Elpidio-Jenco-780x439.jpg)
PLEQTË
![Realizmi magjik](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/03/Typewriting3-780x439.jpg)
Realizmi magjik
![Cilat janë monumentet e lashta në Kosovë që do të mbrohen nga UNESCO? (Video)](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2016/01/cilat-jan-euml-monumentet-e-lashta-n-euml-kosov-euml-q-euml-do-t-euml-mbrohen-nga-unesco-video_hd-780x439.jpg)
Cilat janë monumentet e lashta në Kosovë që do të mbrohen nga UNESCO? (Video)
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi