LAJMI I FUNDIT:

Një propozim romantik në “Met Gala”, zyrtari dhe komisionerja e kulturës në New York fejohen në tapetin e kuq

Një propozim romantik në “Met Gala”, zyrtari dhe komisionerja e kulturës në New York fejohen në tapetin e kuq

Një histori dashurie e qytetit të New Yorkut ka shënuar momentet më të veçanta të “Met Gala” të hënën (2 maj)

Propozimi i fejesës ndaloi intervistat e drejtpërdrejta të personazheve të famshëm, ndërsa të ftuarit e Met Gala u kthyen për të parë ish-kandidatin e asamblesë, Bobby Digi Olisa të ulet në një gju dhe t’i propozojë komisioneres së Çështjeve Kulturore të qytetit të New Yorkut, Laurie Cumbo.

Me të gjitha kamerat e kthyera nga tapeti, Digi Olisa u ul në një gju, teksa të pranishmit në Met Gala bërtisnin të emocionuar dhe bërtisnin “thuaj po” çiftit dhe ajo e bëri pikërisht këtë.


Foto: Getty Images

“E dini, është gjithmonë si të përpiqesh të presësh kohën e duhur. Pra, kur është koha e duhur për të marrë parasysh gjithçka që po ndodh në mbarë botën? Kështu që unë thash: ‘Sot do ta bëjmë atë të ndodhë”, tha Digi Olisa për Associated Press pas propozimit.

“Ju prisni për këtë moment pothuajse gjithë jetën tuaj dhe që ai të jetë pikërisht këtu, ishte gjithçka që mund të prisja”, tha Cumbo.

Foto: Getty Images

Para kamerave Cumbo hoqi dorezën në dorën e majtë dhe Digi Olisa vendosi në gisht unazën e fejesës.

Reagimi i ëmbël dhe me habi i Ryan Reynolds kur sheh transformimin e veshjes së Blake Lively në "Met Gala" bëhet viral në rrjetet sociale
Lexo po ashtu Reagimi i ëmbël dhe me habi i Ryan Reynolds kur sheh transformimin e veshjes së Blake Lively në "Met Gala" bëhet viral në rrjetet sociale

Nata ishte një moment i madh dhe emocionues për Cumbo. Ajo tha se ishte praktikante në muze kur ishte 15 vjeç dhe erdhi në Met Gala.

Foto: Getty Images

“Dhe tani po kthehem me burrin tim tani si komisionere e departamentit të çështjeve kulturore,” tha ajo. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti 'harron' për një moment Eglin, argëtohet me vajzat e tjera të shtëpisë në dhomën e gjumit

Gjesti 'harron' për një moment Eglin, argëtohet me vajzat e tjera të shtëpisë në dhomën e gjumit

Magazina
Livia përjeton atak paniku pas debatit me Vserlon, banorët reagojnë të shqetësuar dhe i vihen në ndihmë

Livia përjeton atak paniku pas debatit me Vserlon, banorët reagojnë të shqetësuar dhe i vihen në ndihmë

Magazina
Drenusha Latifi: Pas daljes nga Big Brother vajza ime nuk ka qenë mirë, e kam çuar edhe në psikologë

Drenusha Latifi: Pas daljes nga Big Brother vajza ime nuk ka qenë mirë, e kam çuar edhe në psikologë

Magazina
Laerti e quan

Laerti e quan "naziste" Gertën, ndërsa Rozana e ofendon rëndë – videot e epiteteve fyese ndaj banores së BBVA bëhen virale

Magazina
Edhe këngëtari i muzikës popullore Burim Demiri merr mbi 11 mijë vota, shumë pranë mundësisë për t'u bërë deputet

Edhe këngëtari i muzikës popullore Burim Demiri merr mbi 11 mijë vota, shumë pranë mundësisë për t'u bërë deputet

Magazina
Bëhet viral reagimi i saj: Rihanna 'shpërthen' në lot kur trupi gjykues shpall vendimin për partnerin e saj ASAP Rocky

Bëhet viral reagimi i saj: Rihanna 'shpërthen' në lot kur trupi gjykues shpall vendimin për partnerin e saj ASAP Rocky

Magazina
Kalo në kategori