Një person sulmon fizikisht një tjetër në Kamenicë

Një person është arrestuar pasi që kishte goditur një person tjetër.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 13:00 në fshatin Rogoqicë, në Kamenicë.
Siç thuhet në raport, viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte goditur viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
15/06/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































