Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar katër persona, pasi dyshohen se pas një fjalosje kanë  sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, me ç’ rast i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Rasti ka ndodhur në Vushtrri, të hënën rreth orës 20:08.


Viktima ka pranuar tretman mjekësor në emergjencën e Vushtrrisë  e më pas është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm.

Me vendim të prokurorit dy nga të dyshuarit dërgohen në mbajtje, ndërsa dy lirohen në procedurë të rregullt. /Telegrafi/