Një person në Gjilan sulmoi fizikisht dy policë derisa ishin duke e transportuar për në Spital

Policia ka arrestuar një person në Gjilan, pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë.
Siç thuhet në njoftim, policët ishin duke e transportuar të dyshuarin për tretman mjekësor.
"Një i dyshuar m/k është arrestuar për arsye se derisa kishte sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë derisa po e transportonin për tretman mjekësor. I dyshuari paraprakisht ishte sjellë në stacion lidhur me një rast tjetër. Zyrtarët policorë kanë pranuar trajtim mjekësor", thuhet në njoftim.
I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit dhe pas inicimit të rastit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
10/03/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































