Ndonëse është e paraparë për pushim dhe të kalohet koha e lirë, ka qytetarë që edhe dëmtojnë parkun e Gërmisë në Prishtinë.

“Vrojtuesit e lagjes-Prishtinë” në një postim në Facebook bën të ditur se një person mëngjesin e sotëm parkun e Gërmisë në Prishtinë e përdori edhe për të kaluar me veturë, ku dëmtoi disa fidanë.


“Në parkun e Gërmisë një keqbërës me një makinë duke bërë akrobacione ka dëmtuar disa fidane.!", thuhet në postim. /Telegrafi/

parku i germise 3

parku i germise 2

parku i germise 4 1