Një person "është therur me thikë" në qendër të Brukselit pas demonstratës pro-Palestinë

Një person është therur me thikë të dielën mbrëma në qendër të Brukselit, pas një demonstrimi pro-palestinez, raportojnë mediat lokale.
Policia e zonës Brussels Capital Ixelles ka konfirmuar incidentin, por pa dhënë detaje mbi gjendjen e viktimës.
Pasditen e së dielës, dhjetëra persona u mblodhën në sheshin Zaterdagplein, pranë Saint Catherine, për të shprehur mbështetjen për Gazën.
Ende nuk dihet nëse viktima ishte kalimtar i rastësishëm apo pjesëmarrës në protestë.
Po ashtu, autoritetet nuk kanë dhënë informacion mbi autorin apo motivet e mundshme të ngjarjes.
Hetimet pritet të vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e plota. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































