Vëzhguesit më të shquar të ekonomisë politike globale, pretenduan me të drejtë se me krizën ekonomike globale në vitin 2008, sistemi ndërkombëtar hyri në një periudhë ndryshimi.
Pasojat e krizës, i dobësuan bazat institucionale të rendit global multilateral, dhe platformat e qeverisjes pjesëmarrëse, duke nxitur një prirje drejt unilateralizmit nga ana e aktorëve aktualë dhe atyre në ngritje.
Teksa debatohet lidhur me kalimin tek multipolariteti, luftërat tregtare dhe ato monetare u intensifikuan pas ndryshimit të njëpasnjëshëm politik dhe ekonomik të administratës amerikane, me veprimet hakmarrëse të Kinës dhe Brexit. E ardhmja e sistemit global, është në buzë të humnerës.
Periudha të tilla të ndryshimeve sistematike, flasin zakonisht për një konkurrencë të egër midis vizioneve për globalizimin, nga fuqitë globale aktuale dhe ato në zhvillim. Aktualisht, ne kemi një garë midis jashtëzakonshmërinë amerikane sikurse shprehet nga administrata Trump, kundrejt pragmatizmit kinez, të ngulitur në projekte të tilla si Nisma e Brezit dhe Rrugës (BRI), dhe tregtia e papenguar ndërkombëtare.
Nxitja e fundit e administratës amerikane drejt neo-proteksionizmit, dhe tërheqja nga parimet liberale, si dhe nga platformat e qeverisjes shumëpalëshe, nënkupton një dëshirë për ndjekjen e politikës së pushtetit të pastër në një sistem ndërkombëtar kaotik dhe të keq-menaxhuar.
Nga ana tjetër, kjo përfaqëson një largim radikal nga vizioni liberal i globalizimit, i ndërtuar mbi nocionin e stabilitetit hegjemonik dhe ‘Pax Americana’.
Ndërsa SHBA-ja po tërhiqet nga disa organizata të Kombeve të Bashkuara si UNESCO, Këshilli për të Drejtat e Njeriut, Fondi i Popullsisë; po shkurton mbështetjen e saj për procesin palestinez të paqes; po parashikon tërheqjen nga Organizata Botërore e Tregtisë; dhe kritikon mos-efektivitetin e NATO-s, është e qartë se forma e globalizimit e parashikuar nga Uashingtoni, po përjeton një ndryshim cilësor.
Në të ardhmen e afërt, jashtëzakonshmëria amerikane ka të ngjarë të shprehet përmes integrimit selektiv në një rrjet të angazhimesh intensive dypalëshe, me vendet që e pranojnë natyrën neo-proteksioniste, agresive, diskriminuese dhe destabilizuese të politikave amerikane.
Në vend se të merret me politikat e sofistikuara të mbajtjes së regjimeve ndërkombëtare të bazuara në rregulla, SHBA-ja duket se preferon të ecë përpara përmes rrjeteve të aleancave të bazuara në çështje ad hoc, konjunkturale dhe fleksibile, dhe me disa grupe vendesh.
Në këtë përpjekje, prioriteti strategjik afatgjatë, është të frenojë dhe shtyjë ngritjen ekonomike, ushtarake dhe politike të Kinës, nëpërmjet aleancave dypalëshe dhe rajonale. Përkundër këtij vizioni përjashtues dhe destabilizues të globalizimit, Kina propozon një rrugë rivalizuese për globalizimin, të bazuar në mosndërhyrjen në çështjet e brendshme, rrjedhën e pandërprerë të tregtisë, investimet direkte dhe bashkëpunimin në infrastrukturë.
Vizioni global pragmatik i formësuar nga presidenti Xi Jinping, pasqyron interesat strategjike afatgjata të Pekinit, pasi përpiqet të mbyllë hendekun ekonomik dhe teknologjik me SHBA-në, por në të njëjtën kohë tenton të ofrojë marrëveshje më të balancuara dhe më “të favorshme” për partnerët e saj.
Si qendër prodhuese e ekonomisë globale, Kina ka një interes të natyrshëm tek nxitja e tregtisë së lirë për mallrat e përpunuara, si dhe zhvillimin e infrastrukturës së lidhur me tregtinë. Në këtë kontekst, Nisma e Brezit dhe Rrugës, përbën boshtin e strategjisë integruese globale të Kinës, në bazë të lidhjeve të integruara të energjisë, logjistikës, transportit dhe komunikimit përgjatë aksit Euroaziatik, duke arritur deri në Lindjen e Mesme dhe Afrikë.
Në Europë, Lindjen e Mesme, Pakistan, Mianmar, Azinë Qendrore dhe Indokinë, janë planifikuar korridore të gjera ekonomike, për të siguruar transportin e sigurt dhe të lirë të energjisë, mallrave, shërbimeve dhe njerëzve në rrugë tokësore.
Kreditë bujare të zhvillimit, ofrohen nga banka Aziatike e Infrastrukturës dhe Investimëeve (AIIB), financuar kryesisht nga Kina, për të inkurajuar vendet në zhvillim dhe fuqitë në zhvillim të bëhen pjesë e nismës. Fuqitë e mëdha aziatike dhe globale, si Rusia, India dhe Japonia, janë të përfshira në mënyra të ndryshme në Nismën e Brezit dhe Rrugës, përmes kompanive të tyre shtetërore ose private, dhe po u jepen shanse të mëdha nëpërmjet projekteve të infrastrukturës.
Megjithatë, të gjitha këto kompetenca kanë interesa të ndryshme kombëtare, dhe bartin shqetësime serioze lidhur me vizionin global dhe synimet e vërteta të Kinës, drejt dominimit rajonal dhe global.
Një lloj integrimi i bazuar në projekte dhe pragmatike i ndjekur nga Pekini, u jep këtyre kompetencave hapësirë të mjaftueshme, për të qenë pjesë e iniciativave të vazhdueshme përmes bashkëpunimit konkurrues. Megjithatë këto vende bashkëpunojnë herë pas here me SHBA-në, në përpjekjet e saj për të frenuar Kinën.
Sa për Shtetet e Bashkuara, ndjekja e një strategjie të kontrollit kundër Kinës, është themeluar si një qëllim bazik afatgjatë i politikës shtetërore. Masat neo-proteksioniste nga SHBA-ja në sektorët e çelikut dhe aluminit, synonin haptazi eksportet kineze, si dhe hapat e tjerë proteksionistë që ishin projektuar për të reduktuar një defiçit tregtar të madh, që i tejkalon 350 miliardë dollarët.
Shtimi i bashkëpunimit me Japoninë, Korenë e Jugut, Indinë dhe vendet e ASEAN, paraqet një tipar strategjik të politikës së re amerikane, që synon rrethimin e Kinës me një rrjet të dendur aleancash dhe partneritetesh në Azi. Ri-afrimi i fundit me BE-në, që përfshin përjashtime thelbësore nga barrierat tregtare, mund të interpretohet gjithashtu në kontekstin e synimit për të izoluar Pekinin.
Në këtë kontekst, nuk ishte e habitshme të shihje ish-këshilltarin kryesor të presidentit Trump, Stiv Benon, të deklaronte se SHBA-ja ishte përfshirë prej dekadash në një luftë tregtare me Kinën, dhe se fitorja ishte e pashmangshme.
Benon mund të mos përfaqësojë etsablishmentin e qarqeve politike amerikane, por vërejtjet e tij nënvizojnë me siguri ndjenjat e përgjithshme që ekzistojnë përreth Shtëpisë së Bardhë.
Koha do të tregojë nëse jashtëzakonshmëria amerikane, e shprehur përmes unilateralizmit të administratës së Trump ose pragmatizmi kinez nëpërmjet bashkëpunimit të tregtisë dhe infrastrukturës, do të mbizotërojnë në planin afatgjatë.
SHBA-ja ka sigurisht avantazhe strukturore, siç është statusi i dollarit amerikan si monedha globale rezervë, kontrolli i flukseve financiare globale, dominimi në institucionet ekzistuese ndërkombëtare, hegjemonia kulturore e shprehur përmes filmave dhe muzikës, fuqia e institucioneve të saj arsimore dhe zhvillimi i kërkimit shkencor, si dhe dominimit të pakrahasueshëm ushtarak në industrinë e mbrojtjes.
Por Kina, me popullsinë e saj të madhe, ekonominë dinamike, sektorin e teknologjisë që ecën
me ritme të shpejta, dhe politikën e jashtme agresive ekonomike, përfaqëson sfidantin më të besueshëm, që mund të kapërcejë SHBA-në si fuqia hegjemonike globale gjatë dekadave të ardhshme.
Shënim: Dr.Sadik Unay, është profesor në Universitetin e Stambollit. Burimi: “TRT World” /bota.al
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Trump bisedon me Putinin - nuk jep shumë detaje

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës