LAJMI I FUNDIT:

Një oficer i marinës së SHBA-së akuzohet se u bë spiun i Kinës dhe Tajvanit

Një oficer i marinës së SHBA-së akuzohet se u bë spiun i Kinës dhe Tajvanit

Një oficer i marinës së SHBA-së, me qasje në informacione të ndjeshme të inteligjencës së SHBA-së përballet me akuza për spiunazh, mbi dyshimin se ai ka thënë informacione, sekrete shtetërore, Kinës dhe Tajvanit, tha për Reuters një zyrtar i SHBA-ve.

Zyrtari, duke folur në kushte anonimiteti,ka identifikuar të dyshuarin si komandant lejtnant Edward Lin, i cili ka lindur në Tajvan dhe më vonë u bë qytetar i SHBA-ve.

Në akuzën e marinës thuhet se i dyshuari punonte për selinë e marinës për Patrullë dhe Zbulim, grup i cili mbikëqyr aktivitetet e grupit të inteligjencës.


Marina nuk ka pranuar që të japë detaje mbi identitetin e tij.