Një ngatërresë teknike bëri që imazhi i Justin Bieber të shkaktojë të qeshura në internet, me fansat që pyesnin se ku i rruan ai këmbët...të paktën bazuar në këtë shkëmbim gazmor të tabelave që ka bërë që reklama e tij të ngatërrohet përgjysmë me një reklamë të linjës së të brendshmëve të Kim Kardashianit.

Tabela gjigante e kullës “Balenciaga” në një ndërtesë në Sunset Strip të Los Angelesit, e shfaqi artistin Bieber duke pozuar me xhaketë lëkure - por siç mund ta shihni, ai ka humbur gjysmën e poshtme diku gjatë rrugës, shkruan TMZ.


Në vend të barkut dhe këmbëve të poshtme të tij me veshje serioze, ju shihni një pjesë të poshtme të trupit që i përket dikujt tjetër, dhe në dukje ato i përkasin një femre që reklamon “SKIMS” - kompaninë e të brendshmëve të Kim Kardashianit.

Është mjaft qesharake - duket pothuajse e qëllimshme për shkak të asaj se sa mirë lidhet pjesa e sipërme e Justin Bieber me pjesën e poshtme të ‘SKIMS’.

Edhe krahët e modeles së markës “SKIMS” duket se përputhen pothuajse në mënyrë perfekte me këngëtarin e famshëm kanadez.

justinnnn Foto: Backgrid

Sigurisht, ky duhej të ishte një gabim masiv, por mendohet se në fakt fotografia mund të jetë shkrepur në momentin e shkëmbimit të reklamave me njëra-tjetrën.

Mjaft artistike siç është - dhe ndoshta një shenjë e një bashkëpunimi të ardhshëm të Justin Bieber me markën “SKIMS”. /Telegrafi/