Shtatë herë kampioni i Gjermanisë, ish-fituesi i UEFA Cup dhe një nga klubet më të njohura në Gjermani, Schalke 04, po përjeton ditët më të këqija të historisë së saj të pasur.
Vitet e fundit kanë qenë shumë të trazuara për klubin nga Ruhr, kështu që ata u rrëzuan nga Bundesliga në vitin 2021, bënë një rikthim të shpejtë dhe më pas u rrëzuan përsëri sezonin e kaluar.
Kësaj radhe nuk do të ketë rikthim të shpejtë, por ata kërcënohen seriozisht me rënie në kategorinë e tretë të futbollit gjerman, pasi aktualisht janë vetëm dy pikë larg zonës së rënies.
💙💙💙 pic.twitter.com/5pVyQO8dSQ
— FC Schalke 04 (@s04_en) March 31, 2024
E gjithë kjo është pasojë e punës katastrofike të klubit në dekadën e fundit, gjatë së cilës shume emra të rëndësishëm u larguan falas nga klubi si Manuel Neuer, Joel Matip dhe Loen Goretzka.
Problemi edhe më i madh për Schalken, siç njoftoi Sky Sports në Gjermani në fillim të vitit, është fakti se financiarisht nuk mund t’i mbijetojnë rënies në kategorinë e tretë.
Klubi është i varur nga të ardhurat që merr nga të luajturit në Bundesliga 2 dhe supozohet se shumica e lojtarëve kanë klauzola lirimi falas.
Prandaj, Federata Gjermane e Futbollit, në rast të rënies nga kategoria, nuk do të lëshojë licencë për nivelin e tretë të kompeticionit për arsye financiare. Kjo do të thotë se klubi do të binte direkt në ligën e katërt, e cila luhet sipas sistemit rajonal dhe është kryesisht amatore.
Është shumë e diskutueshme nëse Schalke mund të vazhdojë të funksionojë në një mënyrë të tillë dhe mundësia që klubi të mbyllet përgjithmonë përmendet në mediat gjermane.
Do të ishte një humbje e madhe për traditën e futbollit gjerman, po sipas Bild duket se klubi ka gjetur një zgjidhje për këtë problem.
Më saktë, ata në rast të rënies nga kategoria do të shesin stadiumin Veltins Arena, për ta mbajtur klubin gjallë. /Telegrafi/