LAJMI I FUNDIT:

Një muaj paraburgim të dyshuarit për dhunë ndaj gruas së tij në Vrapçiq të Gjilanit

Një muaj paraburgim të dyshuarit për dhunë ndaj gruas së tij në Vrapçiq të Gjilanit

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit A. S..

Sipas komunikatës për medie, i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë psiqike e fizike ndaj bashkëshortes së tij.

“Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 29.09.2021, rreth orës 13:30 minuta, në fshatin Vrapçiq, Komuna e Gjilanit, i pandehuri ka shkaktuar dhunë në familje, në atë mënyrë që përmes dhunës fizike dhe psikike, fillimisht e fyen të dëmtuarën me fjalë të rënda ofenduese e më pas godet me grushte dhe shkelma në pjesë të ndryshme të trupit”, thuhet në komunikatë.


Me këto veprime, i pandehuri dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘’dhunë në familje’’, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Andaj, sipas vlerësimit të gjyqtarit të procedurës paraprake qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit, masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale.

Masën e paraburgimit do të mbahet në Institutin e Forenzikës Psikiatrike në Prishtinë, me qëllim të ekzaminimit psikiatrik dhe konstatimin e llojit, shkallës dhe kohëzgjatjes së sëmundjes mendore tek i pandehuri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori