Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër të arrestuarve dje në Telekom.
Në njoftimin e gjykatës thuhet se “caktimi i masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurve T.M. dhe A.O. është bërë për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale Keqpërdorim të detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 2 të KPRK-së, Përvetësimi në detyrë nga neni 418 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 të KPRK-së, Falsifikim të dokumentit zyrtar nga neni 427 paragrafi 1 të KPRK-së, dhe K.M. dhe D.Č. për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale Falsifikim i dokumenteve nga neni 390 paragrafi 1 të KPRK-së dhe Mashtrim nga neni 323 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.
Në njoftim theksohet se të pandehurve T.M. dhe A.O., K.M. dhe D. Č. gjykata ju ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji për secilin veç e veç, përkatësisht deri më datën 29.04.2021.
Masa e paraburgimit të pandehurve ju caktohet në bazë të nenit 187 par.1 nën paragrafi 1.1, e 1.2, pikat , 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPP-së.
“Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se masa e paraburgimit është masë adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjenden të pandehurit në liri mund të arratisen nga vendi apo fshihen me qëllim të shmangies së përgjegjësisë penale dhe me këtë do të ndikonin në zvarritjen e procedurës penale, po ashtu po të gjendën në liri, të njëjtit mund të ndikojnë në dëshmitarë dhe të dëmtuar e në ketë mënyrë mund të pengojnë rrjedhën e procedurës penale, gjithashtu nëse të njëjtit gjendën në liri, ekziston rreziku i përsëritjes së veprave penale të njëjta apo të ngjashme.
Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos