LAJMI I FUNDIT:

Një muaj paraburgim për dy personat që u kapën me drogë në Gjilan

Një muaj paraburgim për dy personat që u kapën me drogë në Gjilan

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurve Sh. I. dhe F. A., tek të cilët është gjetur dhe konfiskuar substancë narkotike e llojit heroinë.

Sipas njoftimit nga gjykata, ekziston dyshimi i bazuar se me datë 04.12.2021 rreth orës 14:50 minuta me rastin e bastisjes nga Policia  e Kosovës, në banesën e marr me qira nga i pandehuri Sh. I., në Gjilan, janë gjetur një peshore digjitale dhe 5 paketime me substancë narkotike të llojit heroinë me peshë prej 30.6 gram.

“Po ashtu, në të njëjtën  ditë me rastin e bastisjes së kryer në shtëpinë  e të pandehurit F. A., janë gjetur një peshore digjitale dhe 17 qese –paketime me substancë narkotike, e llojit heroinë, me peshë prej 1 kg e 713.8 gram, të cilat i pandehuri Sh. I., ia kishte lënë për ti shitur të pandehurit F. A., në mënyrë  që të fitoj nga shtije e substancës narkotike”, thuhet në njoftim.


“Me këto veprime, të pandehurit dyshohet se kanë kryer veprën penale në bashkëveprim  blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”.

“Andaj, sipas vlerësimit të gjyqtarit të procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurve të lartcekur, masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale”, njofton gjykata. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një person mbajti peng gruan brenda QKUK-së - policia, zjarrfikësit dhe QKUK japin detaje të rastit

Një person mbajti peng gruan brenda QKUK-së - policia, zjarrfikësit dhe QKUK japin detaje të rastit

Lajme
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi

“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi

Lajme
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Lajme
A duhet të pastrohet fëmija që është me lijë të ujit – infektolog Krasniqi na e heq dilemën

A duhet të pastrohet fëmija që është me lijë të ujit – infektolog Krasniqi na e heq dilemën

Shëndetësi
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Kronika e Zezë
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori