Përderisa Bosnje e Hercegovina ende po vazhdon kërkimin për mbetjet mortore të mbi 7.500 viktimave të luftës në vitet ’90, një mjek nga Bërçko në verilindje të shtetit, ka pranuar se ka varrosur në oborrin e tij eshtrat e një viktime të luftës.
Mbetjet mortore, mjeku ortoped Nebojsha Mraoviq i kishte varrosur në oborrin e tij 11 vjet më parë. Sipër tyre, ai kishte ndërtuar një shatërvan prej betoni.
Ortopedi për vite të tëra ka pasur një klinikë private të ortopedisë në Bërçko.
Zhvarrosja e eshtrave u bë më 21 shtator nën mbikëqyrjen e Prokurorisë së Bosnje e Hercegovinës dhe sipas dëshmitarit që zbuloi lokacionin se ku ishin varrosur eshtrat, ato i përkisnin një viktime të gjenocidit në Srebrenicë më 1995.
Sipas po të njëjtit dëshmitar, mbetjet mortore u sollën në Bërçko dy vjet pas përfundimit të luftës, raporton evropaelire.
Mraoviq i tha Radios Evropa e Lirë se ai nuk sheh asgjë kundërthënëse në këtë rast, duke shtuar se eshtrat ishin përdorur “për planifikimin e operacioneve”.
“I kam përdorur në spital, i kam përdorur për planifikimin e operacioneve, ato kanë qenë të dobishme për shumë njerëz”, tha ai për REL-in në një bisedë telefonike, pa shpjeguar më shumë se si i ka përdorur ato.
Instituti për Personat e Zhdukur në Bosnje ka thënë se ky është rasti i parë që një person ka pranuar se ka fshehur qëllimshëm mbetjet mortore të një viktime të luftës në oborrin e shtëpisë së tij.
Emza Fazliq, zëdhënëse në këtë institut, i tha REL-it se mbetjet mortore dyshohet se janë sjell në Bërçko më 1997.
“Më 2012, ai i varrosi në oborrin e tij dhe sipër tyre ndërtoi një shatërvan prej betoni”, tha Fazliq.
Ajo tha nëse dëshmitari nuk do të tregonte vendin e saktë se ku ishin varrosur eshtrat, apo ka shumë gjasa që nuk do të ishin zbuluar kurrë.
“Mbetjet mortore menjëherë janë transferuar në Tuzla dhe më pas do të bëhet autopsia dhe hetime të tjera të forenzikës. Në këtë rast do të merren edhe mostra për ADN”, tha ajo.
Sipas informacioneve të këtij instituti, Mraoviq nuk gjendet në Bosnje e Hercegovinë.
Gati tri dekada pas përfundimit të luftës në Bosnje e Hercegovinë, 7.597 persona ende konsiderohen të zhdukur, 1.200 prej tyre vetëm në Srebrenicë.
Mbetjet mortore të boshnjakëve të vrarë në Srebrenicë – që sipas gjykatave ndërkombëtare dhe vendore në korrik të vitit 1995 ishin vrarë mbi 8.000 persona – janë gjetur pas luftës në mbi 80 varreza masive.
Pas krimit, trupat ishin zhvendosur nga një varrezë masive në tjetrën, gjë që e ka bërë të vështirë identifikimin e viktimave.
Nga Zyra e Prokurorisë së Shtetit të Bosnjës i thanë REL-it se janë duke e hetuar rastin e Mraoviqit dhe se Agjencia Shtetërore për Hetim dhe Mbrojtje (SIPA) është duke kryer veprimet e nevojshme për këtë rast. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Amerikanët dhe rusët zhvillojnë bisedime 'sekrete' për Ukrainën në Zvicër

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit