Qindra mijëra qytetarë të Iranit janë mbledhur në qendër të Teheranit për t’i dhënë lamtumirën e fundit gjeneralit të vrarë Qassem Soleimani, i cili u vra me dron në aeroportin ndërkombëtar të Bagdadit.

Urdhrin për të kryer sulm ajror kishte dhënë presidenti amerikan Donald Trump, ndërkaq trupi i pajetë i gjeneralit Soleimani ka mbërritur në Iran, kurse varrimi pritet të mbahet sot, transmeton Telegrafi.


2 14

Rrugët e Teheranit janë mbushur, kurse arkivoli i tij po kalon përmes sheshit kryesor të kryeqytetit iranian duke e mbajtur në duar simpatizuesit e tij.

E shumë prej pjesëmarrësve po mbajnë portrete të Soleimanit dhe flamur të Iranit, e disa nuk kanë hezituar të mbajnë transparentë kundër SHBA-ve me mbishkrime si: “Poshtë SHBA-të”.

3 9

Shumë iranianë e konsiderojnë Soleimanin si hero kombëtar dhe për këtë arsye brohorisnin “Vdekje Amerikës”. Në anën tjetër lideri suprem i Iranit, Ali Hamnei Khamenei, ka kryer lutjet para arkivolit të komandantit Qassem Soleimani.

4 10

Ndërkaq mediat lokale kanë raportuar se nëpër rrugë kanë dalë mbi një milion qytetarë, kurse siç raporton Retuers, po cilësohet si tubimi më i madh që nga viti 1989 kur kishte ndodhur gjatë varrimit të themeluesit të Republikës Islamike, Ayatollah Khamenei. /Telegrafi/

5 7