LAJMI I FUNDIT:

Një milion euro për asfaltimin e rrugës së Ujmirit

Një milion euro për asfaltimin e rrugës së Ujmirit

Në Komunën e Klinës, sot ka filluar realizimi edhe i një projekti shumë të rëndësishëm infrastrukturor, asfaltimi i rrugës nga aksi rrugor Klinë-Skënderaj deri në fshatin Ujmirë.

Rruga komplet është e gjatë 8 km e 150 metra me kosto financiare mbi 1 milion euro. Zyrtarisht, sot është prerë shiriti për fillimin e punimeve të fazës së parë që përfshinë rregullimin-asfaltimin e 6 km e 200 metra për të cilën Komuna e Klinës dhe Ministria e Infrastrukturës kanë investuar 622 mijë euro.

“Gjerësia e rrugës është 6 metra me dy shtresa asfalt dhe do të marr epitetin si rrugë rajonale. Kjo rrugë e asfaltuar 30 vite me parë ishte dëmtuar dhe paraqiste probleme në lëvizjen e qytetarëve. Rruga lidh fshatrat Ujmirë, Shtaricë, Pogragjë, Qypevë, Dush, Jashanicë si dhe krijon lidhje të mira edhe për fshatrat tjera verilindore të Klinës”, thuhet në njoftimin për media.


Në ceremoninë e përurimit, kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota, ka thënë se ky është një projekt i madh dhe shumë i rëndësishëm për banorët e kësaj ane.

“ Kjo është një rrugë regjionale ngase edhe parametrat do të jenë të tillë” , tha Bashota i cili premtoi realizimin edhe të projekteve tjera në Bashkësinë Lokale të Ujmirit. “Në Komunën e Klinës, janë duke u realizuar mbi 30 projekte siç janë rregullimi i rrugëve në qytet, shtrati i lumit “Drini i Bardhë” dhe lumit “Klina” , objekti shkollor “Ismet Rraci” etj.

Nuk do të lejmë anash as fshatin Ujmirë dhe fshatrat tjera. Do të shohim mundësitë buxhetore edhe për ndërtimin e shkollës në Ujmirë dhe rregullimin e kanalizimit në Siqevë”, tha ndër të tjera Bashota. Ujmirasit, kanë falënderuar kryetarin Bashota për përkushtimin dhe angazhimin e tij në realizimin e këtij projekti madhor që krijon lehtësi në lëvizjen e qytetarëve.​ /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Super Viva sjell

Super Viva sjell "Ofertën që ta gëzon zemrën" për Ramazan!

Ekonomi
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Përmbyllet projekti për promovimin e trashëgimisë kulturore mes Kosovës dhe Malit të Zi

Përmbyllet projekti për promovimin e trashëgimisë kulturore mes Kosovës dhe Malit të Zi

Ekonomi
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Petrol Company: Çmime të ulëta, zbritje ekskluzive dhe shpërblime fantastike!

Petrol Company: Çmime të ulëta, zbritje ekskluzive dhe shpërblime fantastike!

Ekonomi
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Kalo në kategori