LAJMI I FUNDIT:

Një laborator në Britani gabimisht raportoi 39 mijë teste pozitive të COVID si negative, i kushtoi me jetë 20 personave

Një laborator në Britani gabimisht raportoi 39 mijë teste pozitive të COVID si negative, i kushtoi me jetë 20 personave

Agjencia qeveritare e Britanisë përgjegjëse për trajtimin e urgjencave të shëndetit publik, ka njoftuar se një gabim në një laborator testimi ka informuar gabimisht dhjetëra mijëra njerëz që rezultuan pozitivë për Covid-19 se ishin negativ, duke humbur jetën ndoshta deri në 20 njerëz.

Britania ka një nga numrat më të lartë të vdekjeve nga coronavirusi në botë – më shumë se 177 mijë që nga fillimi i pandemisë në vitin 2020, transmeton Telegrafi.

Shumë ekspertë thanë se programi i gjurmimit të kontakteve, ishte shumë më i ulët se sistemi mbarëbotëror që qeveria kishte premtuar.


Një hetim nga Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Britani të Madhe (UKHSA), zbuloi se laboratori Immens në pjesën qendrore të Anglisë raportoi gabimisht rreth 39 mijë teste si negative, kur ato duhet të ishin pozitive, midis 2 shtatorit dhe 12 tetorit të vitit të kaluar.

Shkaku i gabimeve ishte vendosja e gabuar e niveleve të pragut për raportimin e rezultateve pozitive dhe negative të mostrës PCR për Covid-19, u tha nga UKHSA në një raport pas përfundimit të hetimit.

Si rezultat, shumë vazhduan jetën e tyre të përditshme dhe nuk u izoluan edhe pse ishin të infektuar me Covid.

UKHSA tha se gabimet mund të kishin rezultuar deri në 55 mijë infeksione shtesë, në zonat ku u raportuan negativë të rremë.

Immensa Health Clinic, kompania private që drejton laboratorin, u krijua në maj 2020 dhe fitoi kontrata me vlerë 203.6 milionë dollarë për të përpunuar rezultatet e testit PCR. Dante Labs, pronari i Immense, nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë
Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Amerika
Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Serbia
Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Botë
Kalo në kategori