Përmbledhja 200 këngë nga opusi muzikor i kantautorit Ilir Shaqiri, na shpalos një dimension pak të njohur të artistit të madh, i cili me krijimtarinë e vet shënjon epokën çerekshekullore të mbijetesës dhe të luftës së popullit shqiptar të Kosovës për liri kombëtare e njerëzore.
Shkruan: Arben Veselaj
Qysh në fillimet e jetës artistike, Ilir Shaqiri, siç duket, ia kishte ngarkuar vetës misionin e intelektualit dhe artistit qëndrestar, që krijimtarinë e tij ta vinte tërësisht në shërbim të zgjimit dhe mobilizimit të ndërgjegjes nacionale.
Dhe, sot, ndërkaq, mund të thuhet se këtë mision ai e ka përmbushur tërësisht.
Duke u nisur nga parimet kryesore të filozofisë se muzika natyrshëm vihet në shërbim të humanizimit të shpirtit njerëzor dhe lartësimit të idealeve humaniste, edhe këngët e Ilir Shaqirit u vunë tërësisht në shërbim të lartësimit të vetëdijes shpirtërore të nacionit shqiptar.
E, kjo vetëdije shpirtërore (kulturore e politike), nuk ishte gjë tjetër, pos vetë idesë së lirisë.
Ilir Shaqiri zgjodhi t’u bëjë jehonë ideve nacionale dhe humaniste duke muzikuar fillimisht kryetekstet shqipe, që nga ato të traditës së lashtë folklorike, e deri te letërsia moderne. Nga tradita letrare shqipe muzikoi dhe i interpretoi (ku e ku edhe i luajti si filma të shkurtër artistikë) poemat e pavdekshme të Naimit, të De Radës, të Fishtës, të Migjenit, të Asdrenit etj., sikurse edhe vargjet më të bukura të letërsisë moderne: tekstet e Lasgushit, Kutelit, Agollit, Shkrelit, Podrimjes, Deskut, Gashit…, e të tjerëve. Me tekstet që Ilir Shaqiri përzgjodhi për t’i muzikuar, pa asnjë mëdyshje mund të ndërtohet një kryeantologji e poezisë shqipe.
Por, pavarësisht faktit se zgjodhi për t’i kënduar kryeveprat e kryepoetëve, numri më i madh i teksteve të këngëve që ai këndoi mbajnë vulën e vet autorit-këngëtar (kantautorit), pra: të vet Ilir Shaqirit.
Brenda krijimtarisë shumë të gjerë (muzikore dhe letrare) Ilir Shaqiri, si rrallë ndonjë artist tjetër, na shfaqet si një autor që e zotëron fuqishëm idiomatiken gjuhësore dhe letrare të shqipes; me zotësinë e tij filologjike e kritike, me mjeshtërinë e tejshkrimit të teksteve (transliteration) folklorike dhe letrare, ai krijoi këngët më të bukura të luftës, marshet dhe himnet më qëndrestare me të cilat u mobilizua populli shqiptar drejt realizimit të aspiratës shekullore: lirisë dhe barazisë.
Ilir Shaqiri u bë artisti dëshmitar. Poet dhe këngëtar që bashkëjetoi me fatin tragjik të popullit të tij. Arti i tij u bë një me vuajtjet dhe me qëndresën e popullit. Këngët që shkroi dhe këndoi përgjatë viteve pasqyrojnë tërë kalvarin e përvujtnisë së popullit të Kosovës në kërkim të lirisë kombëtare e njerëzore. Këngët e tij çdo herë kanë krijuar realitete shpirtërore dhe rrjedhimisht edhe realitete objektive. Këngët e tij u bënë frymëzim dhe mobilizim për bëma heroike, sidomos për luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Pjesa më e madhe këngëve të Ilir Shaqiri trajtojnë temën e atdheut, por brenda universit të tij muzikor e letrar ndriçon edhe një varg meteoritësh shkëlqyes me motivin e dashurisë. Me gjuhën e zgjedhur, me ndjenjën dhe mendimin përbrenda, ato qëndrojnë në lartësinë e kryeveprave letrare dhe muzikore, dhe si të tilla na japin një leksikon të papërsëritshëm artistik për dashurinë.
Në këtë opus prej 200 këngësh, përzgjedhur nga autori Korab Shaqiri, gjenden edhe tekste nga babazotët e letërsisë botërore; aty gjejmë të tilla nga William Shakespeare (Thuaj yjet s’janë zjarr, thuaj dielli u shua, por mos më thuaj se s’të dua), pastaj nga Rudyard Kipling (Nëse mundesh), nga Robert Bërns (I ndershëm ish im atë) etj; tekste të cilave Ilir Shaqiri ua “shkund” nga brenda melosin (melosi – njëri nga 6 elementet që Aristoteli ia përcaktonte strukturës së brendshme të poezisë).
Të rrallë janë ata artistë si Ilir Shaqiri që kanë mundur ta pleksin me kaq zotësi e mjeshtëri poezinë dhe muzikën. Ajo që e bënë këtë artist të madh mendoj se është zotërimi i shprehësive gjuhësore dhe njohja e teorive estetike e letrare. E kam thënë edhe herë të tjera se tekstet që ai i shkruan (qofshin edhe ato që i shkruan për t’i lexuar si poezi e pastër), nga brenda u ndjehet muzika dhe dramatika, me krejt përbërësit ritmik e intonacional.
Këngët e Ilir Shaiqrit tashmë janë shkrirë dhe janë njëjtësuar thellë brenda etnokulturës dhe etnopsikologjisë shqiptare. Studimet folkloristike na mësojnë se këngët më të bukura që kujtesa popullore i ka bartur nga shekulli në shekull deri në ditët e sotme, gjithsesi se duhet të kenë pasur një autor që i ka krijuar, por meqë ato u kënduan dhe u dëgjuan në mënyrë të pandërprerë për breza me radhë, dhe të njëjtat nuk ishin shkruar (si tekste letrare dhe sidomos si muzikë e kompozuar), gradualisht e humbën autorësinë, dhe sot ato ne i njohim vetëm si krijime të gjenisë popullore. Ideja e Korab Shaqiri, ndërkaq, që këngët e Mjeshtrit tonë t’i shkruaj si tekste letrare dhe si muzikë e kompozuar (partiturë), është më shumë se sa një përmbushje e një përgjegjësie profesionale. Në kohën kur “revolucionet” e globalizmit dhe kibernetikës i kanë vënë në zgrip kulturat e kombeve të vogla, përmbledhja 200 këngë nga opusi muzikor i kantautorit Ilir Shaqiri, është një vepër shumë e rëndësishme që arkivon një pasuri me rëndësi të veçantë për kujtesën e kulturës kombëtare shqiptare.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025