LAJMI I FUNDIT:

Një kineze e dashuruar në gjuhën shqipe, ligjëroi në Universitetin e Tetovës

Një kineze e dashuruar në gjuhën shqipe, ligjëroi në Universitetin e Tetovës

Albanologia e shquar kineze, Ke Jing, njëherit edhe profesoreshë në Fakultetin e Gjuhëve në Universitetin e Pekinit në Kinë, e shoqëruar nga akademikët shqiptarë, Floresha Dado Shaban Sinani, e vizituan Universitetin e Tetovës.

Albanologia Ke Jing, para studentëve dhe stafit akademik të Fakultetit Filologjik të Universitetit të Tetovës mbajti një ligjëratë me temë “Studimet albanologjike në Kinë”. Profesoresha Ke Jing, me emrin e saj shqip Gjina, gjatë prezantimit kryesisht u fokusua mbi rëndësinë e historisë së Albanologjisë.

Po ashtu trajtoi edhe çështjen e identitetit dhe njohjen e tij përmes tjetrit. “Për mua kjo vizitë është shumë domethënëse. Dëshira ime e madhe për të njohur nga afër Tetovën u realizua. Në vitet 80’, kur isha studente në Kosovë, në klasë kam pasur edhe mikesha nga Tetova dhe qytete tjera të Maqedonisë si Struga dhe që atë kohë kam pasur dëshirë ta vizitoj Tetovën, aq më tepër që ky qytet ka edhe Universitetin e vet, një universitet cilësor. Kështu, shpresojmë se do të krijojmë një bashkëpunim me këtë Universitet, respektivisht me Katedrën e Gjuhës Shqipe të Fakultetit Filologjik të Universitetit të Tetovës dhe Katedrën e Gjuhës Shqipe në Pekin. Vizita është shumë e dobishme për mua dhe shpresoj që në të ardhmen të kemi bashkëpunime. Jam impresionuar për suksesin dhe arritjet që ka ky Universitet. Ishte kënaqësi që të prezantoj para studentëve dhe profesorëve shqiptarë këtu në Tetovë” – tha Ke Jing – Gjina./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Lajme
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Lajme
Kalo në kategori