Balzaku (Honore de Balzac, 1799-1850) është shkrimtari i famshëm francez i cili me romanet dhe tregimet e tij – sidomos ato në opusin e “Komedisë njerëzore” (La Comédie humainë) ku përshkruan shoqërinë franceze të periudhës post-napoleonike – pati ndikim të madh në të gjithë literaturën botërore, transmeton Telegrafi.
Te “Komedia njerëzore” ku janë 91 vepra të përfunduara dhe 46 të papërfunduara (në mesin e të cilëve disa veç si tituj), Balzaku i pari në botë përdori “mekanizmin” e kthimit të personazheve të njëjta në vepra të ndryshme – në mjedise të ndryshme shoqërore dhe tema e perspektiva tjera. Prandaj, njihet si babai i realizmit në letërsinë evropiane, sepse personazhet e tij janë aq të zhvilluara dhe komplekse saqë edhe detajet anësore janë reale – pra “njerëzore”.
Para se të bëhej i famshëm, shpesh me pseudonime shkroi novela koti që të mbijetonte, e që i shërbenin si ushtrime për të ndërtuar rutinën ditore pa të cilën nuk do të shkruhej “Komedia njerëzore”. Por, edhe më vonë, kur shkruante kryeveprat e letërsisë franceze, kishte probleme me para dhe mendonte biznese të çuditshme (për shembull, kah fundi i jetës donte të blinte tetë mijë hektarë pyje në Ukrainë e të sillte drurin në Francë). Por, që të gjitha dështonin, ndaj ishte përherë në borxhe (më 1828 gjyshes ia kishte 50 mijë franga borxh e për të tjerët kush nuk mund ta dijë).
Pra, çdo frang ishte i rëndësishëm për të, për çka kjo anekdotë ka rëndësi. Dikur, në fund të viteve ’20 apo në fillim të viteve ’30 të shekullit XIX, kur po ia shtronte vetes rrugën kah kulmi i letërsisë botërore, thuhet se dorëshkrimin e një prej romaneve të tij ia ofrua një shtëpie botuese që gjoja quhej “Zana e fundit”. Botuesi ishte i kënaqur, ndaj vendosi t’ia ofrojë shkrimtarit të ri tremijë franga. E kërkoi adresën, por kur merr vesh se jetonte në periferi, tha se dymijë franga mjaftojnë. Kur hyri në ndërtesën ku Balzaku jetonte, kuptoi se ai mund të kursente ende para e se njëmijë franga janë ofertë e duhur. Ndërkaq, kur arriti në katin e gjashtë, shuma bie aq shumë saqë kur troket në derë thotë: “Z. Balzak, këtu janë treqind franga për romanin tuaj”. Balzaku, duke mos ditur se sa donte t’i ofronte në fillim, e pranoi ofertën pa u shtyrë.
Balzaku për një kohë të shkurtë ka shkruar vepra të mëdha (vdiq në moshën 51-vjeçare). Por, si punonte ai? Në ora pesë ose gjashtë pasdite hante një vakt të lehtë dhe do të shtrihej për të fjetur. Zgjohej rreth mesnatës, priste të “vinte në vete”, e do të shkruante mes orës një dhe tetë të mëngjesit, e ndonjëherë edhe 15 orë pa u ndalë (një herë ka thënë se ka punuar 48 orë me vetëm tri orë pushim), me normën që i bie tridhjetë fjalë për minutë (sipas teknologjisë së sotme). Gjatë kësaj kohe, pinte litra të tëra të kafesë së hidhur të zezë. Balzaku për momentin kur pi kafen thënë: “Idetë lëvizin si batalionet e Ushtrisë së Madhe (Ushtria e Napoleonit) në betejë. Gjërat që mbahen mend vijnë në galop, me flamujt që valëviten në erë. Kalorësia e lehtë bën sulm madhështor, artileria e logjikës godet me municion, zgjuarsia hedh shtiza si shigjetarët e klasës së parë. Dheu hidhet, letra është e mbuluar me ngjyrë, sepse lufta fillon dhe përfundon me një pishtar të ujit të zi, si një betejë me barut”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje