Nga: Jetona Koçibelli
Zonja dhe zotërinj, mirësevini në një ndër rolet më kryevepër të aktorit Joaquin Phoenix. Është njëlloj sikur të hapet perdja e një shfaqje me klloun, dhe spektakli të fillojë. Por, në vend që ta kesh të gjallë aty si në teatër, ke të gjallë sytë dhe portretin e tij në ekranin e madh. Sepse roli i tij është mbi të gjitha portreti. Roli i tij është I gjithi psikologjik. Ai është roli në fakt.
Xhkeri (“Joker”, Joaquin Phoenix) është historia e komedianit Arthur Fleck, që shoqëria me anë të përbuzjes, shpërfilljes dhe keqtrajtimit e shndërroi në kriminel.
Çfarë bëhet me atë botë të çmendur atje tej? – pyet ky njeri i dobët që në fillim të filmit. Një njeri që gjithmonë mendonte se kishte lindur t’ju falte njerëzve gëzim dhe t’i bënte të lumtur. Ai nuk harron kurrë të qeshë. Madje, e qeshura e tij shpërthen mbi të gjitha nga inati i brendshëm. Ishte ilaçi e njëkohësisht çmenduria e tij. Keqtrajtuar që në fëmijëri nga një nënë e çmendur, e i rritur nën shënjestrimin e të dobëtit, makthi i tij merr fund kur për herë të parë përdor një armë.
Aty ndjen jetën t’i rrjedhë në deje. Shoqëria po flet për të. Ai është në vëmendje. Ai ndjen pushtet dhe një mënyrë për të ngritur krye kundër sistemit, kundër klasave.
Një krim që ai kryen në metro nën maskën e një kllouni e shndërron në frymëzuesin e të gjithëve që janë kundër sistemit. Maska e tij u kthye në simbol kundër masave të hipokrizisë së një shoqërie që është gjithmonë në kërkim të viktimës së saj.
Aty poshtë në botën që ai është I detyruar të jetojë ka vetëm llum dhe baltë. Në një qytet që përditë vdes ëndrra. Aty poshtë është një botë e errët që e bën atë të dhunshëm. Shtuar kësaj edhe sëmundjen mendore. Krimi dhe dhuna e tij lind nga drama! Kjo është e vërteta e madhe dhe e thjeshtë që regjisori Todd Phillips ka zgjedhur t’ju thotë audiencave.
´Shpresoj që vdekja të vlejë më shumë se jeta` është nënndërgjegjja që i flet Arthur Fleck. Kjo është ajo që ndodh me një të sëmurë mendor kur shoqëria e braktis. Dhe pas kësaj vjen hakmarrja. Kumti i gjithë filmit. Një hakmarrje që nuk duhet harruar të shoqërohet gjithmonë më një qeshje vesh më vesh, ashtu siç i ka hije një kllouni.
Çdokush në sallën e kinemasë e ka ndierë veten të paktën njëherë në jetë një Xhoker. Prandaj, edhe Todd Phillips ka bërë një film universal. Një film që i drejton gishtin shoqërisë për ti thënë se sa xhokerë prodhon çdo ditë. Midis të padukshmes dhe elitës ka një hendek aq të madh, sa nuk e mbush asgjë.
“Joker” është një film që e ndau audiencën në dy kampe. Në ata që e duan dhe ata që e konsiderojnë limonadë. Mbase një Oscar për Joaquin Phoenixin do t´i jepte një përgjigje të mirë këtyre të kampit të dytë. Por, sidomos indirekt do t`i jepte një shuplakë sistemit.
Por, edhe hipokrizisë të atyre që shtiren të lumtur në ngrehinën groteske prej kristali.
Në fakt “Jokeri” është rebelimi nesh që ashtu si ai ne nuk mund të jemi të lumtur pa një shoqëri të drejtë. Ne jemi të dobët sepse ëndrra jonë nuk mund të materializohet në egoizëm dhe në urrejtjen e tjetrit. Ne jemi një xhokerë. /Gazeta “Shqip”/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti