Helikopteri robotik Ingenuity i NASA-s për eksplorimin e Marsit, të cilin agjencia hapësinore amerikane e dërgoi në planet në shkurt të vitit 2021, ka dërguar mesazhin e fundit në Tokë dhe tani do të shërbejë si një njësi fikse për të mbledhur të dhëna për sipërfaqen e Planetit të Kuq.
Në vitin 2021, Ingenuity u bë anija e parë kozmike me fuqi që u ul në një planet tjetër, duke dëshmuar se është e mundur të fluturosh në atmosferën marsiane, ku dendësia e ajrit është shumë e hollë në krahasim me atë të Tokës.
Ingenuity peshon vetëm 1.8 kg dhe duket më shumë si një dron. Është një anije me energji diellore që i ngjan një kutie me katër këmbë dhe dy rotorë dhe bëri fluturimin e saj të parë revolucionar në prill 2021, duke qëndruar pezull në një lartësi prej rreth një metër mbi sipërfaqen e Marsit për plot 39 sekonda. NASA e krahasoi atë arritje me fluturimin historik të vëllezërve Wright në Tokë në 1903.
Fillimisht, NASA planifikoi një mision 30-ditor në të cilin helikopteri supozohej të fluturonte vetëm pesë herë, por ai u zhvillua në një përpjekje shkencore pothuajse trevjeçare me 72 fluturime që mbulonin një distancë 14 herë më të madhe se sa ishte planifikuar fillimisht. Deri më tani, Ingenuity ka përshkuar gjithsej rreth 17 kilometra dhe ka fluturuar në një lartësi prej 24 metrash. Ai mbërriti në Mars në shkurt 2021 me roverin Perseverance.
'Til we meet again one day – do good work, friend! #ThanksIngenuity https://t.co/gh31MyjLed
— NASA's Perseverance Mars Rover (@NASAPersevere) April 17, 2024
“Lamtumirë,” shkroi ekipi i Ingenuity në platformën X. “Ekipi i Ingenuity mori mesazhin e fundit të një helikopteri robotik që tani do të shërbejë si një platformë testimi dhe do të mbledhë të dhëna që mund të kontribuojnë për eksploruesit e ardhshëm të Planetit të Kuq”.
Jetëgjatësia e Ingenuity është e mahnitshme, veçanërisht duke pasur parasysh se ai duhej të mbijetonte netët e ngrira në Mars, duke u ngrohur me panele diellore që mbushnin bateritë e tij gjatë ditës.
Ingenuity u përball me një “ulje emergjente” gjatë fluturimit të tij të parafundit dhe humbi kontaktin me roverin Perseverance gjatë zbritjes së tij përfundimtare më 18 janar. Megjithëse kontakti u bë të nesërmen, imazhet zbuluan dëmtime në një nga tehet e rotorit të fibrës së karbonit, ndoshta për shkak të ndikimit në sipërfaqen e Marsit.
NASA njoftoi të hënën se po kërkon mënyra për t’i kthyer në Tokë gurët e mbledhur nga Perseverance në Mars sa më shpejt dhe më lirë të jetë e mundur, veçanërisht pas kritikave për fondet e shpenzuara për misionin. /Telegrafi/
Earth isn’t the only planet in our solar system that experiences solar eclipses – Mars does, too!
While Martian moons aren’t the right size or distance to fully cover the Sun, @NASAPersevere recently spotted some cool transits. ⬇️ pic.twitter.com/TeB0HUnQYG
— NASA Mars (@NASAMars) April 4, 2024
Update on #SamplingMars: I recently collected my 24th sample from an area called "Bunsen Peak" (named for the @YellowstoneNPS landmark). The rock core is filled with silica and carbonate. https://t.co/PJeNVCluNV pic.twitter.com/6Oi12jeNJ0
— NASA's Perseverance Mars Rover (@NASAPersevere) April 3, 2024
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kina paralajmëron se është e gatshme për "çfarëdo lloj lufte" me SHBA-në - pasi Trump vendosi tarifat tregtare

Supremja 'godet' administratën Trump - urdhëron t’i zhbllokojë pagesat për ndihmat e huaja

Ukraina dhe SHBA bien dakord për të zhvilluar një takim të ri

As Trump nuk po mund të ndal ngritjen e çmimit të vezëve - Sekretarja e Bujqësisë ka një zgjidhje për këtë

Pesë krimet më të rënda të luftës që Rusia dyshohet t’i ketë kryer në Ukrainë

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi