Një haker pretendon se ka vjedhur 1 miliard të dhëna të qytetarëve kinezë nga policia
Një haker ka pohuar se ka “të ruajtura” një tufë informacionesh personale nga policia e Shangait për një miliard qytetarë kinezë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, përdoruesi anonim i internetit, i identifikuar si “ChinaDan”, postoi në forumin e hakerëve Breach Forums javën e kaluar duke ofruar për të shitur më shumë se 23 terabajt (TB) të dhëna për 10 bitcoin, ekuivalente me rreth 200,000 dollarë.
“Bazat e të dhënave përmbajnë informacion për 1 miliard banorë kinezë dhe disa miliardë të dhëna për raste, duke përfshirë: emrin, adresën, vendlindjen, numrin kombëtar të ID-së, numrin celular, të gjitha detajet e krimit/rastit”, citohet të jetë thënë në përshkrim.
Reuters shkruan se nuk ishte në gjendje të verifikonte vërtetësinë e postimit ndërkohë që qeveria dhe departamenti i policisë së Shangait nuk iu përgjigjën kërkesave për koment të hënën.
Reuters gjithashtu nuk ishte në gjendje të kontaktonte hakerin e vetëshpallur, ChinaDan, por postimi u diskutua gjerësisht në platformat e mediave sociale Weibo të Kinës dhe WeChat gjatë fundjavës me shumë përdorues të shqetësuar se mund të ishte i vërtetë.
Kendra Schaefer, kreu i kërkimit të politikave teknologjike në kompaninë konsulente me bazë në Pekin, Trivium China, tha në një postim në Twitter se ishte “e vështirë të analizohej e vërteta nga thashethemet”.
Por nëse materiali që hakeri pretendonte se kishte ardhur nga Ministria e Sigurisë Publike, do të ishte keq për “një numër arsyesh”, tha Schaefer.
“Më e qartë se do të ishte ndër shkeljet më të mëdha dhe më të këqija në histori”, citohet të ketë thënë ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA ka kushtuar vërtet 6 milionë dollarë "krijimi" i DeepSeek?
‘DeepSeek vs ChatGPT’ - si krahasohen ato?
“Duhet të jetë një thirrje zgjimi për industritë tona”: Trump reagon rreth DeepSeek, pas rënies së aksioneve amerikane
Google Maps do ta riemërojë Gjirin e Meksikës si Gjiri i Amerikës
Musk me ide tjetër revolucionare - vështirë se do t’i rezistohet
Jini të kujdesshëm me DeepSeek kinez, thotë Australia - pra a është i sigurt për t'u përdorur?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama