Një grua shqiptare humb jetën tragjikisht në një hotel në Santorini
Një ngjarje tragjike ka ndodhur të shtunën, më 12 prill, në Oia të Santorinit, ku një grua 59-vjeçare me origjinë shqiptare ka humbur jetën në rrethana të rënda.
Sipas raportimeve të para nga media lokale Santonews, viktima ishte duke punuar në një hotel kur ndodhi aksidenti fatal.
Burime bëjnë me dije se një shtrat i veçantë, i montuar ose i varur në mur, është shkëputur papritur dhe i ka rënë mbi kokë gruas, duke i shkaktuar një dëmtim të rëndë në qafë që rezultoi fatal.
Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të urgjencës mjekësore, gruaja kishte ndërruar jetë para mbërritjes së tyre.
Në lidhje me ngjarjen, autoritetet greke kanë ndaluar pronarin e hotelit, i cili pritet të japë shpjegime lidhur me kushtet e sigurisë në ambientet e akomodimit.
Ndërkohë, hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit vijojnë.






























