LAJMI I FUNDIT:

Një grua nga Vitia arrestohet e armatosur në Prishtinë, Policia: Dyshohej se mund ta lëndonte veten apo personat tjerë

Një grua nga Vitia arrestohet e armatosur në Prishtinë, Policia: Dyshohej se mund ta lëndonte veten apo personat tjerë
Foto: Ilustrim

Një tentim-vrasje ka ndodhur sot në qytetin e Vitisë. Sipas policisë bëhet fjalë për një grua që ka poseduar në mënyrë të kundërligjshme armë.

Nga policia thonë se në bazë të informacioneve për gjendjen psikologjike momentale të saj dhe disa mesazheve të përcjella nga e dyshuara, e njëjta me armën të cilën e kishte në posedim ekzistonte dyshimi se do të shkaktoj lëndime vetës apo personave të tjerë.

“Me datën 31.05.2024 rreth orës 14:00 Stacioni Policor Viti përmes rrugëve operative ka pranuar informacion se një femër kosovare nga qyteti i Vitisë në rrethana ende të pasqaruara është vënë në posedim të një arme zjarri duke u larguar më pas me veturën e saj në drejtim të panjohur. Në bazë të informacioneve për gjendjen psikologjike momentale të saj dhe disa mesazheve të përcjella nga e dyshuara, e njëjta me armën të cilën e kishte në posedim ekzistonte dyshimi se do të shkaktoj lëndime vetës apo personave të tjerë”, thuhet në njoftim.


E njëjta më pas është arrestuar afër një qendre tregtare në Prishtinë.

“Falë reagimit të shpejtë, profesional dhe veprimeve të shpejta operative hetimore të njësitit të hetimeve rajonale të Drejtorisë Rajonale në Gjilan dhe bashkëpunimit me njësitin e hetimeve rajonale të Drejtorisë Rajonale Prishtinë e dyshuara është arritur që të identifikohet, lokalizohet dhe arrestohet afër një qendër tregtare në qytetin Prishtinës pa i shkaktuar asnjë pasojë e pa lënduar vetën apo të tjerët. Po ashtu gjatë arrestimit nga e dyshuara është konfiskuar edhe arma e zjarrit të cilën e dyshuara e kishte në posedim. Me urdhër të Prokurorit të shtetit e dyshuara është duke u intervistuar, ndërsa njësiti i hetimeve janë duke punuar ndriçimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave të rastin”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori