LAJMI I FUNDIT:

Një grua kroate në Australi vrau tre fëmijët dhe veten – mediat publikojnë detaje dhe pamje të reja

Një grua kroate në Australi vrau tre fëmijët dhe veten – mediat publikojnë detaje dhe pamje të reja

Qyteti australian i Melburnit u trondit të enjten nga një tragjedi e tmerrshme në të cilën një nënë me prejardhje kroate vrau tre fëmijët dhe pastaj veten.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, trupat e Katie Perinovic dhe dy vajzave të saj Claire (7) dhe Anne (5), si dhe djalit Matthew (5) u gjetën në shtëpinë e tyre në Tullamarine, një periferi në Melburnin verior.


Trupat u gjetën nga burri i saj Tomislav (48) i cili thirri shërbimet e urgjencës, policia e mori në pyetje dhe më pas ai u la i lirë.

Siç supozohet, nëna vrau tre fëmijët, dhe pastaj veten.

Mediat Australiane shkruajnë se ajo e bëri atë me thikë, por deri më tani nuk ka asnjë konfirmim të policisë.

Dhe ndërsa policia heton rrethanat e hollësishme të tragjedisë, fqinjët mezi pajtohen me tragjedinë që pësoi Tullamarine, një periferi në veri të Melburnit.

Disa fqinjë kanë thënë se Katie nuk dukej mire muajt e fundit, se ajo ishte tërhequr gjatë karantinës së vendosur për shkak të coronavirusit dhe se ishte në depresion.

Por tani për tani, këto janë vetëm spekulime për të cilat nuk ka konfirmim zyrtar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Botë
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Botë
Amerikanët dhe rusët zhvillojnë bisedime 'sekrete' për Ukrainën në Zvicër

Amerikanët dhe rusët zhvillojnë bisedime 'sekrete' për Ukrainën në Zvicër

Botë
Kalo në kategori