Një granatë dore gjendet në Skenderaj

Sot, në orët e mesditës, është raportuar për një mjet të dyshimtë, në fshatin Qubrel të Komunës së Skenderajt.
Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë në rajonin e Mitrovicës, i cili bëri të ditur se mjeti i dyshuar ishte granatë dore.
Policia ka bërë perimetrin e sigurimit të vendit të ngjarjes, ndërsa më vonë mjetin e dyshuar e kanë larguar njësitë përkatëse të KFOR-it dhe FSK-së.
Nga
Telegrafi
22/05/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































