Site icon Telegrafi

Një gabim i çuditshëm prishi gjithçka, zbulohen prapaskenat se si Dinamo Zagreb dështoi ta rikthejë Arijan Ademin nga Kina

Drejtuesit e Dinamo Zagrebit bënë gjithçka për të rikthyer Arijan Ademin nga Kina ku luan aktualisht, por transferimi dështoi mjerisht në sekondat e fundit të afatit kalimtar.

Gjiganti kroat nuk arriti ta rikthejë ish-kapitenin e saj për shkak të diferencës kohore ndërmjet Kroacisë dhe Kinës, në të cilën fluksi për sjelljen e lojtarëve skadoi në momentin e negociatave.

Ademi paraprakisht kishte rënë dakord për gjithçka me klubin, por “ngeci” në çështjen e dëmshpërblimit.

Lexo po ashtu Iu bashkua skuadrës kineze, mediat kroate zbulojnë super kontratën e Arijan Ademit në Azi

Kinezët kërkuan pak më shumë se një milion euro dhe marrëveshja nuk u arrit deri në mesnatë në Pekin, ndaj negociatat, të paktën në këtë fazë, u ndërprenë.

Mesfushori shqiptar me pasaportë maqedonase ka kontratë me klubin kinez deri më 31 dhjetor 2025 dhe është e qartë se nuk do ta lënë të shkojë shumë poshtë çmimit.

Vlera e tij në treg është rreth 2.5 milionë euro sipas faqes së specializuar për vlerësimin e futbollistëve ‘Transfermarkt’.

32-vjeçari iu bashkua BJ Guoan për 1 milionë euro në mars të vitit 2023 pas 13 viteve qëndrim në Maksimir.

Ademi është një legjendë e Dinamo Zagrebit, saqë pas largimit të tij kampioni në fuqi i Kroacisë ka tërhequr përkohësisht fanellën me numër pesë që e mbante mesfushori shqiptar. /Telegrafi/

Exit mobile version