Dy foshnje në Klinikën e Neonatologjisë dhe dy fëmijë në Klinikën e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë të infektuar me COVID-19 dhe po marrin trajtim në këto dy klinika.
Drejtoresha e Klinikës së Neonatologjisë, Hajrie Ismaili, deklaroi për KosovaPress se njëra prej foshnjave është në gjendje më të rëndë dhe është me asistencë respiratore dhe në trajtim intensiv.
“Kemi aktualisht dy foshnje, tash në këtë valën e fundit të pandemisë, pra të COVID-it. I kemi vazhdimisht rastet të cilat po pranohen dhe trajtohen në kliniken tonë. Zakonisht janë foshnje të cilat vinë nga shtëpia… Këto foshnje janë foshnje në termin, njëra është 18-ditëshe, tjetra është katër ditëshe, nga momenti kur janë pranuar… Aktualisht e kemi një foshnje që është në gjendje më të rendë është me asistencë respiratorë dhe mbetet tutje me trajtim intensiv”, tha ajo.
Doktoresha Ismaili rekomandon të gjitha nënat që rezultojnë pozitivë më COVID-19 të kenë kujdes gjatë kujdesit me foshnjën dhe gjatë kohës së ushqyerjes ta mbajnë maskën. Ajo ka theksuar edhe rëndësinë e vaksinimit me rregull për foshnjat.
Ajo ka treguar edhe për simptomat e foshnjave të cilat janë me COVID.
“Foshnjat të cilat vijnë janë me temperaturë të lartë trupore, me vështirësi respiratorë. Kryesisht janë forma të lehta… Foshnjat të cilat janë COVID pozitive, janë simptome pothuajse të njëjta edhe me patologjitë e tjera, me sëmundjet e tjera. 1Në rastet kur kanë temperatura të larta trupore duhet të referohen, udhëzohen menjëherë të mjeku. Ata pastaj e bëjnë vlerësimin dhe nëse gjendja kërkon trajtim hospilator, atëherë referohen nga ana e mjekut në spital”, tha ajo.
Edhe në Klinikën e Pediatrisë aktualisht janë dy fëmijë të infektuar me COVID-19, por doktoresha në këtë klinikë, Afërdita Selmanaj, tha për KosovaPress se gjendja e tyre është stabile.
“Për shkak të shtimit të rasteve të fëmijëve me COVID-19, kemi rihapur repartin e COVID-it, i cili për një kohë ka qenë i mbyllur… Në repartin COVID janë duke u trajtuar dy fëmijë, gjendja e tyre është stabile… Sa i përket kapaciteteve, numri i shtretërve gjithsej është 10 shtretër, mirëpo me mundësi të shtimi nëse paraqitet numri më i madh i rasteve të fëmijëve me COVID-19”, ka deklaruar Selmanaj.
Pediatrja Afërdita Selmanaj tha se mosha e fëmijëve të prekur nga COVID-19 është 1 deri 4 vite. Ajo gjithashtu tregoi simptomat e para që kryesisht fillojnë me rritjen e temperaturës.
“Simptomat fillestare kryesisht janë respiratorë, kollitje, temperaturë. Simptomat tek fëmijët zgjasin 7-10 ditë, shumica janë trajtuar në mënyrë ambullatore, ndërsa pacientët që kanë qenë të spitalizuar tek ne zakonisht kanë qëndruar 7-10 ditë në klinikën tonë… Mosha më e prekur nga COVID-19, ka qenë 1 deri 4 vite”, ka theksuar ajo.
Pediatrja kërkoi nga prindërit që të behët vaksinimi i fëmijëve. Ditë më parë, Ministria e Shëndetësisë miratoi vaksinimin anti-COVID për fëmijët 5 deri në 11-vjeç.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës