LAJMI I FUNDIT:

Një fëmijë i zhdukur dhe tetëmbëdhjetë njerëz në spital, ndërsa anija me migrantë fundoset në brigjet franceze

Një fëmijë i zhdukur dhe tetëmbëdhjetë njerëz në spital, ndërsa anija me migrantë fundoset në brigjet franceze

Operacionet e kërkimit janë duke vazhduar pasi një anije migrantësh u fundos në brigjet e Francës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, tetëmbëdhjetë persona janë dërguar në spital, sipas autoriteteve franceze, pas incidentit të martën.

Burimet ushtarake si dhe varkat civile janë përfshirë në operacionin e shpëtimit pasi anija u pa që ishte në vështirësi pranë


Dunkirk. Njerëzit mendohet se kanë qenë duke u përpjekur të kalojnë në Mbretërinë e Bashkuar, pavarësisht erërave të erës deri në 18 milje/orë.

Anija, e përshkruar si një “anije e vogël peshkimi” u pikas duke u përmbysur dhe fundosur rreth orës 9.30 të mëngjesit të martën nga një jaht anglez.

Ai ngriti alarmin duke shkaktuar një operacion të madh kërkimi dhe shpëtimi nga bregdeti francez, duke përfshirë gjashtë anije dhe tre aeroplanë, që zgjati deri pasdite.

Atje gjithashtu u dërguan anije patrullimi franceze dhe një helikopter nga forca ajrore belge, si dhe një anije peshkimi.

Një hetim ka filluar nga prokurori publik i Dunkirk, ndërsa Hervé Tourmente, një zyrtar në veri të Francës, tha që anija mbante migrantë iranianë, përfshirë burra, gra dhe fëmijë.

Ai tha se deklaratat e të shpëtuarve sugjeruan se një fëmijë po mungonte.

Ndërsa numri i saktë i udhëtarëve nuk dihej, mendohej të ishin deri në 20 në anije.

Kushtet e motit nuk ishin “aspak të favorshme”, tha Tourmente në një konferencë për shtyp. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Amerika
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Amerika
Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Amerika
Kalo në kategori