Një femër në Ferizaj dyshohet se është dhunuar në shtator të vitit të kaluar në një motel

Policia e Kosovës njofton për një rast të dhunimit që ka ndodhur në Ferizaj.
Sipas njoftimit, dyshohet se një femër është dhunuar seksualisht në shtator të vitit 2022 në një motel.
“Ferizaj, 12/19.09.2022-15:45. Me datë 03.01.2023 viktima femër kosovare, dyshohet se në shtator të vitit 2022 është dhunuar seksualisht në një motel nga i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raportin policor.
Nuk raportohet për të arrestuar, ndërkaq rasti është nën hetime. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
04/01/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































