LAJMI I FUNDIT:

Një ekskavator i braktisur, peshq që “lahen” në një park lojërash,…: Njëzet fotografitë që tregojnë pasojat e përmbytjeve në Australi

Një ekskavator i braktisur, peshq që “lahen” në një park lojërash,…: Njëzet fotografitë që tregojnë pasojat e përmbytjeve në Australi

Imazhe më të pabesueshme të shkatërrimeve të shkaktuara nga super stuhia “një në 50-vjet” që ka përfshirë bregun lindor të Australisë.

Siç edhe mund të shihet në pamjet e publikuara, përcjell Telegrafi, rrugët u shndërruan në lumenj me mbeturina lundruese, ekskavatorë të zhytur dhe makina që u braktisën, si dhe kangurët notuan nëpër oborret e përmbytura duke u përpjekur të arrinin në tokë.

Përveç këtyre, peshqit e ngordhur “laheshin” në shesh lojërash për fëmijë ndërsa lopët përfundonin në plazhe dhe hajate të shtëpive.


Momenti i shpëtimit të nëntë personave – përfshirë katër fëmijë – që ishin bllokuar për disa orë nga përmbytjet në Australi
Lexo po ashtu Momenti i shpëtimit të nëntë personave – përfshirë katër fëmijë – që ishin bllokuar për disa orë nga përmbytjet në Australi

Mediat kanë raportuar se lumenjtë e përmbytur në perëndim dhe veri-perëndim të Sidneit arritën kulmin në nivelet më të larta në 60 vjet të hënën ndërsa Diga Warragamba derdhi ujë të mjaftueshëm për të mbushur limanin e Sidneit çdo 24 orë për një ditë të tretë me radhë.

Në disa pjesë u lëshuan paralajmërimet e përmbytjes ndërsa dhjetëra shtëpi u përmbytën nga uji, duke shkaktuar evakuime masive.

Ndryshe, rreth 18 mijë australianë janë evakuuar për shkak të përmbytjeve në New South Wales derisa reshjet e mëdha vazhdojnë të godasin bregun lindor. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë
Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Botë
Përplasja Trump-Zelensky ishte

Përplasja Trump-Zelensky ishte "përshkallëzim i nxitur", thotë Merz i Gjermanisë

Botë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori