LAJMI I FUNDIT:

Një diplomat i Ambasadës Britanike në Kosovë lëndohet rëndë gjatë ngjitjes në Malet e Sharrit

Një diplomat i Ambasadës Britanike në Kosovë lëndohet rëndë gjatë ngjitjes në Malet e Sharrit

E plotësuar: Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar e ka konfirmuar se zyrtari i tyre ka pësuar aksident në Brezovicë.

Përmes llogarisë zyrtare në Facebook, thuhet se ai aktualisht po merr tretman mjekësor.

“Mund të konfirmojmë se një anëtar i Ambasadës Britanike është përfshirë në një aksident në malet e Sharrit. Ai aktualisht janë në trajtim mjekësor”, thuhet në njoftim.


Një person dyshohet se është lënduar rëndë në Malet e Sharrit, në Brezovicë.

Telegrafi mëson se i lënduari është diplomat i Ambasadës Britanike në Kosovë.

Gjatë ngjitjes në bjeshkë, ai kishte rrëshqitur duke marrë lëndime trupore.

Shërbimi i Kërkim Shpëtimit Malor, kanë intervenuar për shpëtimin e tij.

“Po, ai ka rrëshqitur gjatë ngjitjes në Malet e Sharrit, duke marrë lëndime trupore. Pas thirrjes për ndihmë, ne kemi intervenuar menjëherë, dhe po ashtu ia kemi dhënë edhe ndihmën e parë”, ka thënë për Telegrafin një anëtar i grupit të Kërkim Shpëtimit Malor.

Ndërkaq, bëhet e ditur se diplimati britanik është transportuar me helikopter për në kampin Bondsteel, për tretman të duhur mjekësor.

“Gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori