“Një dhuratë nga Zoti” - kështu e konisideroi Kompanyn legjenda e Bayern Munich

Kur zbarkoi në Bayern Munich këtë verë, Vincent Kompany nuk ishte i preferuari nga të gjithë në Bavari, por duket se tani ka fituar zemrën edhe të Uli Hoeness. Mungesa e përvojës dhe suksesi i tij në nivelin më të lartë si trajner shqetësoi shumë tifozë. Pas disa muajsh, ish-lojtari i Anderlechtit siguroi dhe fitoi besimin e të gjithëve, duke filluar me disa personazhe emblematike të klubit si Uli Hoeness.

"E di që është vetëm tetori, por mendoj se Kompany është një dhuratë nga Zoti për Bayern Munich. Deri tani mund të them vetëm gjëra të mira për trajnerin”. “Ai ka luajtur futboll në një nivel shumë të lartë dhe është dikush me shumë karakter”.


Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































