Pak ditë më parë, Presiden ti i Republikës i ka akorduar dekoratën “Nënë Tereza”, Arqipeshkvit të Shkodrës, Imzot Anxhelo Massafra dhe mua m’u bë të ndalohem me këto radhë, përtej njohjes sonë së hershme.
Imzot Massafra, frat françeskan, ka ardhë në Shqipëri në vitin 1992, në fillim në Laç për disa muaj e pastaj në Troshan si famullitar e njëherësh në Lezhë, në Kuvendin e saporingjallur françeskan, si mësues i noviciatëve – nxënësve të brezit të parë në atë kuvend. Si mësues e Atë i atyre, të cilët kishin zgjedhur të hynin në rrugën e meshtarisë, kur tashmë e drejta legale e besimit ishte rikthyer e kisha katolike, si edhe të tjerat institucione të besimit në Shqipëri po ringjalleshin. E shpresa e besimit po këndellej si bimësia pas dimrit të gjatë e të lëngueshëm. Pader Angelo, frati në mesomoshë asokohe, vinte si edhe të tjerë vërsnikë të tij nga vende përreth të Evropës, kryesisht nga Italia. Ai vinte nga arbëreshët e Italisë, me një lidhje më me rrënjë me “dheun e Arbërisë”, ndjesi kjo që i lexohej lehtasi në sytë poshtë syzeve jo të holla, në atë shpejtim të ardhjes së tij.
Në Lezhë zë fill vetë historia e françeskanëve në Shqipëri. Sipas një gojëdhëne, kur vetë Shën Françesku i Azisit, në vitin 1219, gjatë rrugëtimit të tij apostolik për në Dalmaci e më përtej, u ndal në Lezhë, këtu ku edhe sot gjendet kisha françeskane, në anën e djathtë të Drinit, në kodër. Aty mori një shkop pishe dhe e mbajti me vete deri në Venedik. Si mbërriti në qytetin italian, atje ku sot është Kuvendi i Shën Françeskut “al Deserto”, e nguli në dhé. Shkopi mrekullisht lëshoi rrënjë dhe në pak kohë u rrit e u bë pishë vigane. Për shekuj me radhë, përshpirtëria e vendësve e ruajti ketë dru si kujtim e dëshmi të Shenjtit të Madh të Asizit dhe e pagëzoi me emrin “Pisha e Shën Françeskut”. Kjo është gojëdhëna, por, sipas një pllake të ruajtur ende në hyrjen harkore të kishës tashmë të rikonstruktuar, ajo është e ndërtuar rreth vitit 1240. Hoc templum Fratrum Minorum ædificatum ast anno MÇXL (Ky tempull i Vëllazënve të Vogjël u ndërtue në vjetin 1240), është shkrimi që lexohet edhe sot.
Në hyrjen e viteve 1990, shtatë shekuj më vonë, në sivëllazërinë e vet françeskane këtu në Shqipëri, pader Angeloja gjen një Urdhër françeskan, me pak sivëllezër sa gishtat e dorës, të sapozgjuar prej letargjisë së burgimeve të gjata e kalvarit të mundimeve nëpër galeritë e birucat e ferrit të diktaturës. At Konrad Gjolajn e At Leon Kabashin, më i moshuari i tyre, që ishte rikthyer e kishte zatetë në Lezhë, vëllezërit Pistulli, At Kostandinin në Shkrel e At Shtjefnin në Laç, në Tiranë At Zef Pëllumbin, diç më i ri se ata, po me burgim ende më të gjatë e kalvar po aq të mundimshëm, hallakatur nëpër burgjet e kampet e Shqipërisë, por që s’ia kishin ulur aspak tempin…
Në Lezhë, ai do të qëndrojë prej ditëve të para kur mbërrijti e deri në vitin 1997, kur Papa Gjon Pali (Shejt) e shuguron, në fillim Ipeshkëv të Lezhës e Administrator Apostolik të Rrëshenit dhe pak më pas Arqipeshkëv të Dioçezës më të madhe në Shqipëri, asaj së Shkodrës. Edhe unë ruaj kujtimet e mia prej takimeve e manifestimeve paqësuese së bashku me të nëpër rrugët e përndezura prej krismave të marrëzishme të vitit absurd të krejt ne shqiptarëve… Prej atëherë e deri tash në ditën e dekorimit, në Shkodër, Arqipeshkëv dhe për shumë kohë Kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë. Në moment nevoje e thirrjeje për paqe ndërmjet të ndryshmëve në besim e bartësve të konflikteve sociale, Imzot Massafra është gjendur gjithherë aty. Në qytet e në malësi, me ofertën e njerëzishme të prelatit të kishës, por dhe të misionarit, gjithashtu. Gjithherë mes njerëzve të “gjakut të vet të shprishur”, përtej predikatorit të ungjillit…
Dhe nëse duhet përofruar si “shembull mrekullie”, në mbështetje të dekoratës së lartë, me emrin e Shejtneshës sonë Nënë Tereza, të Imzot Masaffrës është enciklopedia jetëshkrimore e 38 martirëve shqiptarë të Kishës katolike: “… Vinçens Prennushi me shokë martirë”, një profil historik e Hagjiografik i martirëve. Ajo vepër, me të vërtetë që për autor ka një tjetër bashkëvëllain e tij, Atë Leonardo di Pinto, françeskan i Provincës italiane të Puglias, udhëheqës shpirtëror i Massafrës në fillimet e udhës së kushtimit të tij, por i gjithë kurimi i veprës, qysh në zanafillën faktmbledhëse të jetëve të martirëve, me dëshmitë rrëqethëse të martirizimit, ka dorën e vullnetin e tij…
Në Troshan, rreth 120 vite më parë, një tjetër arbëresh, frat dhe poet, Leonardo de Martino, ndër të parët poetë të rilindjes kombëtare, njëkohshëm me Pjeter Zarishtin, Pashko Vasën, Zef Jubanin e Filip Shirokën, nga Kuvendi i Troshanit do të përcillte udhës së dijes 6 fëmijë rishtarë.
Dy prej tyre, Gjergj Fishta dhe Shtjefen Gjeçovi, më vonë do të bënin histori për Shqipërinë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Rrenë qoftë" - bëhet viral reagimi i Gjestit kur mendon se ish-partneri i Eglit, Olsi Bylyku po hynte në shtëpinë e BBVA si banor në natën e parë

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

Gjesti i gatuan 'kulaç' Loredanës dhe ajo e ndjek nëpër shtëpi: Nëse vazhdon kështu, edhe unë do të të përmend Zhanetën

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës