Sot bëhet një dekadë nga vdekja e veprimtarit të njohur të çështjes kombëtare dhe humanistit, Riza Lluka.
Njeri i guximshëm, që i qëndroi besnik idealeve të veta deri në frymën e fundit, për të cilat do të kujtohet gjithmonë.
Në këtë përvjetor të dhimbshëm, familjarët, kolegët dhe dashamirësit e kujtojnë për njeriun e ndjeshëm dhe të përkushtuar që Riza Lluka përfaqësonte.
Por cila ishte veprimtaria e tij?
I lindur në vitin 1943 në një familje tregtare të Pejës, Riza Lluka, qysh në rininë e tij të hershme kishte filluar t’i ngjizej ndjenja patriotike e bashkëdyzuar më një dashuri të madhe për arsimin, e cila më vonë kishte bërë që Lluka të ishte një personalitet që nuk hoqi dorë nga ëndrra dhe angazhimi për ditët e mira të shqiptarëve, përmes angazhimit të tij si politik dhe intelektual.
Delegat i Kuvendit të Kosovës, nga viti 1982 deri më 1990, anëtar dhe kryetar i Këshillit për urbanizëm dhe punë komunale në ish-Dhomën e Punës së Bashkuar të Kosovës, njëherësh deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në kuadër të institucioneve paralele, por atëherë si anëtar i Partisë Parlamentare (1992-1998), ishin disa prej angazhimeve të Riza Llukës që e bën atë njërin prej personaliteteve me ndikim dhe kontribut në çështjen e shqiptarëve të Kosovës.
Por, në kohën kur çdo veprim kundër ish – sistemit konsiderohej rrezik edhe për eliminim fizik, Lluka tregoi një rezistencë të pashoqe politike kundër aneksimit të Kosovës nga ana e Serbisë.
Në vitin 1989 shqiptarët po humbnin edhe ato pak të drejta që kishin në kuadër të ish federatës së Jugosllavisë. Serbia me në krye Millosheviqin kishte nisur përpjekjet që ta aneksonte vendin e shqiptarëve që kishin mbetur pjesë e Jugosllavisë.
Më 23 mars të vitit 1989, në Kuvendin Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve, do të ndryshohej Kushtetuta e vitit 1974, me çka suprimohet autonomia e Kosovës në Federatën Jugosllave, duke e lënë Kosovën si pjesë përbërëse të Serbisë.
Më 23 mars, në sallë të Kuvendit trysnia fillon me gjoja mysafirët e ftuar në seancë. Gjysma e tyre pozicionohen në rendet e para të ulëseve të Kuvendet. Pas tyre ishin përcaktuar vendet e delegatëve.
Gjithçka ishte bërë me qëllim. Numri i madh i “mysafirëve” të pranishëm ishte sinjal për vendime antishqiptare, për manipulime me vota.
Sipas dëshmive, qoftë nga dëshmitarët e edhe nga stenogramet e asaj kohe, komploti zbulohet nga Riza Lluka, delegat nga Peja.
Nga foltorja e Kuvendit, Lluka kërkon që të ndalohet votimi i “mysafirëve”, e që të merret parasysh vetëm vullneti i delegatëve. Kështu, kufizohet vota e tyre. Por, fatkeqësisht, kjo nuk u arrit në tërësi.
Nga 190 delegatë të tri dhomave sa kishte atëherë Kosova, Riza Lluka, Melihate Tërmkolli, Shkëlzen Gusinja, Ukë Bytyqi, Sadik Zuka, Remzi Hasani, Menduh Shoshi, Bajram Buçani, Mehdi Uka dhe Avdi Berisha votuan kundër suprimimit të asaj autonomie. Dy delegatë thuhet se kanë abstenuar, ndërsa 25-30 mungonin në seancë.
Në xhirimet të cilat janë publikuar nga mediat ndërkombëtare, ku dominon imazhi i deputetit Lluka duke ngritur gishtat kundër ndryshimeve, simbolizohet rezistenca dhe përfaqësimi i vullnetit të shqiptarëve shumicë të Kosovës.
Riza Lluka do mbahet mend edhe si misionar në pajtimin e gjaqeve në SHBA, në krye me Anton Çetën, gjatë viteve të ’90-ta.
Riza Lluka ishte edhe Deputet i Parlamentit të Kosovës (1992-1998).
Karriera politike e Riza Llukës është e bujshme, ku ishte këshilltar komunal në Kuvendin Komunal të Pejës, për tetë vjet me radhë.
Falë tij, qyteti i Pejës u bë me shkollë baleti. Ai ishte mbështetës i madh i s shoqërive të njohura muzikore si: SHKA ‘Përparimi’ me Islam Kajtazin, Ferid Gjikollin, Ali Sylqën, Ilir Kelmendin, Ali Tiganin dhe SHKA ‘Sofra Pejane’.
Riza Lluka me bagazhin e tij njerëzor human e politik, u ofroj mbështetje skamnorëve të Pejës së bashku me ‘Jetimat e Ballkanit’ me Halil Kastratin.
Ishte Riza, një patritot, kombëtar dhe fetar i madh. E urrente fort ekstremizmin, si nga lindja ashtu edhe nga perëndimi!
Si një mik i pashoq i Rexhep Bojes e Mark Krasniqit, njohuritë, informacionet dhe debatet për kombin e fenë, me të ishin shumë më të thella.
Në dekadën e fundit të jetës së tij Riza ishte në krye të RTV Dukagjini, ku deri në fund të jetës do të ishte në pozitën e drejtorit të këtij institucioni në kuadër të Korporatës “Dukagjini”, që udhëhiqet nga vëllai i tij, Ekremi.
Riza Lluka në rolin e drejtorit do ta ndihmonte guximin gazetaresk. Me idetë e tij do ta bënte Pejën të madhe duke i ofruar frymë qytetarie dhe shpresë. Do t’i falte Pejës dhe Kosovës atë që i mungonte, fjalën e lirë dhe mendimin kritik. Do të ishte ky Riza Lluka që sa herë fliste, kishte shumë për të treguar.
Më 25 nëntor të vitit 2014, do të ishte beteja e parë dhe e fundit që Riza Lluka do ta humbte, ajo me vdekjen, për tu ndarë fizikisht nga kjo botë, por për të lënë pas një vepër të madhe dhe një jetë kushtuar kauzës kombëtare në shumë drejtime. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës