LAJMI I FUNDIT:

“Një copë bukë, gjithmonë me buzëqeshje”, mediumi italian shkruan për shqiptarin nga Malisheva që humbi jetën në aksident trafiku

“Një copë bukë, gjithmonë me buzëqeshje”, mediumi italian shkruan për shqiptarin nga Malisheva që humbi jetën në aksident trafiku

Rilind Thaqi, 21-vjeçar nga Kosova, ka humbur jetën në një aksident trafiku derisa kthehej nga Jesolo, Venedik, me kushëririn e tij 24-vjeçar.

BMW-ja e drejtuar nga kushëriri humbi kontrollin në një kthesë dhe u përplas me një shtyllë, Rilindi, që ndodhej në vendin e pasagjerit, humbi jetën në vend.

Ky aksident vjen në një moment të vështirë për familjen e Rilindit, i cili priste me padurim të kthehej në shtëpi pas një viti për të kaluar Krishtlindjet me prindërit e tij në Kosovë.


Siç shkruan mediumi italian, Corriere, Rilindi kishte planifikuar të ndërtonte një jetë të re në Itali, duke arritur të sigurojë një punë të mirë si kopshtar në kampingun Union Lido në Ca’ di Valle dhe po punonte për të marrë lejen e drejtimit të makinës, si dhe për të blerë një shtëpi në Ca’ Savio.

Të afërmit dhe miqtë e përshkruajnë Rilindin si një djalë të dashur dhe me zemër të madhe, gjithmonë të buzëqeshur dhe të gatshëm për të ndihmuar.

“Një copë bukë. Gjithmonë me një buzëqeshje,” thotë kushëriri i tij Dini Paçarizi.

Rilindi ishte pasionant për futbollin dhe çdo fundjavë luante në Jesolo me miqtë e tij të rinj, një hobi që e mbante të lidhur me komunitetin.

Komuniteti shqiptar në Cavallino-Treporti, i cili përbëhet nga rreth 100 shqiptarë, është në zi për humbjen e tij.

Kryetarja e Bashkisë, Roberta Nesto, shprehu ngushëllime për familjen e tij, duke vlerësuar të rinjtë si Rilindi dhe kushëriri i tij për integrimin dhe kontributin që kanë dhënë në zonë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ramadani: Javën tjetër me gjasë zhbllokohet Kuvendi, s’ka Qeveri Kurti 3

Ramadani: Javën tjetër me gjasë zhbllokohet Kuvendi, s’ka Qeveri Kurti 3

Politikë
​Natasha Kandiq nderohet me Çelësin e Qytetit të Prishtinës

​Natasha Kandiq nderohet me Çelësin e Qytetit të Prishtinës

Lajme
Mjet i pashpërthyer i Luftës së Dytë Botërore në Stagovë të Kaçanikut, KFOR del me paralajmërim për rrezikun

Mjet i pashpërthyer i Luftës së Dytë Botërore në Stagovë të Kaçanikut, KFOR del me paralajmërim për rrezikun

Lajme
Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Lajme
Kjo ishte makina më luksoze e Shqipërisë komuniste - makina që priti udhëheqësin sovjetik Nikita Hrushov

Kjo ishte makina më luksoze e Shqipërisë komuniste - makina që priti udhëheqësin sovjetik Nikita Hrushov

Lajme
Nga buka te kafja, çmimet

Nga buka te kafja, çmimet "fluturojnë" para se të shtrenjtohet rryma në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori