Një banesë u përfshi nga flakët në Pejë, 13 persona kanë marr tretman për shkak të problemeve me frymëmarrje

Foto: Ilustrim
Sot në orët e hershme të mëngjesit një banesë në Pejë është përfshirë nga flakët.
Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës, ndërsa Spitali i Pejës ka dhënë informacionet lidhur me trajtimin e disa personave.
Në njoftimin për mediat bëhet se ditur se në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë pranuar 13 pacientë me probleme në frymëmarrje, siç dyshohet, të shkaktuara nga tymi i një zjarri të ndodhur në një banesë në qytet.
“7 pacientë po trajtohen në Repartin e Pediatrisë, ndërsa 6 pacientë të tjerë në Emergjencën e Spitalit tonë Pas trajtimit të nevojshëm mjekësor, gjendja e të gjithë pacientëve është stabile, nën monitorim dhe jashtë rrezikut për jetën, dhe pritet që të lirohen”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



































