Policia në Pejë ka arrestuar një të dyshuar pasi që kishte kanosur një pylltar.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në rrugën  “Zahir Pajaziti”, në Pejë ku sipas Policisë i dyshuari ka kanosur viktimën, punëtor i pylltarisë derisa ishte në kryerje të detyrës zyrtare.


Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.