Një analizë me detaje për Kai Havertz: Pse ai është zbulimi i Bundesligës dhe lojtari më i kërkuar nga klubet e mëdha

Kai Havertz me të vërtetë ka tërhequr vëmendjen gjatë javëve të fundit pasi 20-vjeçari ka shkëlqyer më fanellën e Bayer Leverkusen.
Shumë klube janë vënë pas tij, përfshirë emra si Juventus, Bayern Munich, Chelsea, Liverpool, Manchester United, Manchester City, Liverpool e Real Madridi.
Marca në bashkëpunim me MBP School (shkollë e trajnerëve), ka analizuar Havertzin, dhe ka treguar pse është kaq efektiv në rifillimi e Bundesligës.
Më poshtë i gjeni disa nga arsyet pse ai po tregohet lojtar me potencial të madh.
Lëvizjet sulmuese
Edhe pse kryeson sulmin në letër, Havertz është jashtëzakonisht i vështirë për tu ndjekur në fushë.
Ai di të dal përpara mbrojtësve dhe është në gjendje të lëvizë lirshëm në fushë falë ritmit dhe perceptimit të kohës.
Inteligjenca dhe lëvizjet e tij e bëjnë të pamundur të parashikohet.
Kombinimet në lojë
Lidhja me shokët e skuadrës është një nga pjesët kryesore që një sulmuesi i llojit të Havertz duhet ta ketë, dhe ai e bënë këtë shumë mirë dhe kombinon vazhdimisht jo vetëm me top, por edhe me lëvizje.
Gjatë ndeshjeve, Havertz shihet se si kombinon me shokët e tij të skuadrës duke u dhënë atyre topin dhe duke e marrë atë pastaj në një pozitë më të mirë.
Inteligjenca e gjermanit i lejon atij të bëjë pasimin në kohën dhe kohën e duhur, në mënyrë që të mund ta marrë topin përsëri pak më përpara.
Futja në zonë
Shpejtësia e Havertzit, ia lejon atij që të jetë në vendin e duhur në kohën e duhur për të shënuar gola.
Siç mund ta shihni nga këto foto, kapiteni i Leverkusenit di të vrapojë shpejtë dhe të jetë në vendin e duhur kur vije pasimi në zonë.
Sa më i mirë është pozicionimi i tij, aq më shumë shanse ka që ta gjejë portën.
Parashikim
Inteligjenca dhe leximi i lojës e tejkalon moshën që Havertz ka. Lëvizja e tij e mençur ia lejon atij që t’i humbasë mbrojtësit që i ka pas shpine dhe të krijojë më shumë hapësirë për veten e tij, por edhe bashkëlojtarët.
Në këto imazhe, ne e shohim atë të kërkojë topin, duke sjellë një mbrojtës me vete, përpara se të pasoj pas shpinës së mbrojtjes dhe të vrapoj përsëri drejt portës.
Përmbledhja
Kjo analizë nxjerr në pah katër arsyet kyçe të suksesit të Havertz.
- Aftësia për t’i ikur mbrojtësit që e ruan pas shpine me lëvizjet e tij.
- Kombinimet me shokët e skuadrës për të krijuar ose bërë raste për ta dhe për vetën.
- Leximi i lojës për tu futur në pozicione të mira shënimi.
- Vrapimet inteligjente, lëvizja në thellësi dhe në hapësirë që janë të hapur në zonat e rrezikshme.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Biri im ka marrë një vendim që buron nga bindjet e tij dhe dashuria për kombin”- reagon babai i Etnik Brrutit me një foto të tij si ushtar i UÇK-së

Rey Manaj ka gjendje stabile pas përplasjes, ai i befasoi mjekët me fjalët e para pasi u zgjua

Barcelona ka vetëm dy opsione se kur mund ta luajë ndeshjen e shtyrë ndaj Osasunas

Shpërthen Mirlind Daku, shënon dy gola ndaj gjigantit rus që në pjesën e parë

Joan Laporta jep detaje për vdekjen tragjike të doktorit të Barcelonës

Talenti i madh 16 vjeçar u detyrua të tërhiqet nga futbolli pas zbulimit të një gjendjeje të rrallë mjekësore - ai ishte afër kalimit në klubin që do t'i ndryshonte jetën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja