Në juglindjen me shumicë kurde të Turqisë, një agjenci lajmesh e përbërë tërësisht nga gra po jep shembull në raportimin e çështjeve të grave dhe të të drejtave të njeriut.
Por agjencia e re “JIN News” po vihet gjithnjë e më shumë në shënjestër nga qeveria, e cila pretendon nga ana e saj se po lufton terrorizmin.
Nën moton, “Në rrugën e së vërtetës, me penën e një gruaje”, agjencia JIN News e përbërë vetëm nga gra, kërkon të ekspozojë shfrytëzimin dhe dhunën me të cilën përballen gratë.
“JIN News po bën gazetari kudo ku janë gratë, duke ndjekur çdo aspekt të jetës së tyre, me synimin për ta bërë punën e grave të dukshme dhe duke u siguruar atyre një platformë për të shprehur pikëpamjet e tyre”, thotë Gulsen Kocuk redaktore në angjencinë JIN News.
Agjencia e ka bazën në juglindjen me shumicë kurde të Turqisë, qendra e një kryengritjeje prej disa dekadash nga anëtarët e grupit etnik më të madh të vendit.
Me raportimet mbi abuzimet e pretenduara të të drejtave të njeriut nga forcat e sigurisë ndaj grave, përfshirë përdhunimin, agjencia është vërë në shënjestër nga qeveria dhe akuzohet nga autoritetet për propagandë terroriste.
“Kemi përjetuar shumë keqtrajtime që vinin në shënjestër gazetaret, si arrestime, ndalime, bastisje zyrash dhe konfiskim të pajisjeve tona teknike. Pothuajse 20 nga koleget tona kanë qenë disa herë në burg”, thotë redaktorja Gulsen Kocuk.
Autoritetet kanë mbyllur faqen e internetit të agjencisë të paktën dhjetë herë.
Çdo herë, ajo rihapet me një emër tjetër.
Turqia këtë muaj u rendit si vendi i dytë më i keq në botë për burgosjen e gazetarëve.
Por nuk është vetëm raportimi i temave të debatueshme që e vë agjencinë JIN në shënjestër të qeverisë.
“Ato nuk trajtohen si gazetare. Ato trajtohen si terroriste dhe ky është problemi. Qeveria nuk e kupton se ato gëzojnë të drejtën të bëjnë gazetari objektive në rajon. Arsyeja tjetër? Vitin e fundit, kemi parë një padrejtësi të theksuar nga zyrtarët qeveritarë ndaj aktivizmit për të drejtat e grave”, thotë Emma Sinclair-Web, hulumtuese me organizatën Human Rights Watch.
Lëvizjet për të drejtat e grave në të gjithë Turqinë janë bërë një nga sfidat më të zëshme ndaj qeverisë, e cila po përpiqet të kufizojë të drejtat gjinore të fituara me vështirësi ndërsa ka bërë thirrje për t’u tërhequr nga një konventë ndërkombëtare për të drejtat e grave.
Pavarësisht nga kërcënimi i sulmeve të policisë, agjencia JIN News nuk po tërhiqet.
“Frika as që na shkon në mendje. Sigurisht ne duam të jemi në gjendje të shkruajmë në një ambjent më të sigurtë. Por nëse mbron shtypin e lirë, nuk duhet të ketë vend për frikë, pasi frika të bën të mbetesh mbrapa“, thotë redaktorja Gulsen Kocuk.
Por me qeverinë që pretendon se Turqia po përballet me kërcënime të papara dhe premton se nuk do të bëjë asnjë lëshim në luftën e saj kundër terrorizmit, për agjensinë e lajmeve JIN, beteja e saj për të sjellë perspektivën e grave në gazetari do të jetë një rrugë e gjatë. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës