Një 83-vjeçare shënon rekord pasi kërceu nga 117 metra lartësi

Një grua 83-vjeçare britanike vendosi rekord me kërcim nga lartësitë apo "bungee jumping" prej 117 metrash.
Olena Byko u hodh në Qendrën e Kërcimit me Bungee Shivpuri, Indi, duke fituar lëvdata të shumta për shpirtin e saj të patrembur.
Klipi që u bë viral kap kërcimin rekord të Bykos, një moment që shumë e quajnë një "kërcim guximi".
Përdoruesit e rrjeteve sociale e kanë cilësuar atë si një frymëzim, duke vërtetuar se mosha nuk është pengesë kur bëhet fjalë për aventurën. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































