Një 20-vjeçar kujdeset ta shënoj golin e sezonit në MLS, ai realizoi me gërshërë për ta shpëtuar skuadrën nga humbja

Një ndeshje spektakolare është zhvilluar në xhiron e dytë të elitës së futbollit amerikan MLS.
Chicago Fire ishte nikoqir i DC United dhe ndeshja pati një fund spektakolar ku përfundoi baras 2-2.
Pas Christian Benteke kaloi mysafirët në epërsi pas katër miutave lojë, Cuypers realizoi dy gola për ta rikthyer Firen në epërsi.
DC United pati rast të barazonte rezultatin në minutën e 90-të, por ylli belg Benteke humbi penalltinë.
Megjithatë në minutën e 96-të u realizoi goli më i bukur i sezonit deri më tani në MLS, me 20-vjeçarin Jacob Murrell që ishte autor.
Murrell realizoi gol të jashtëzakonshëm me gërshërë duke i siguruar një pikë skuadrës së tij, derisa ky gol do të jetë sigurisht në garë për më të mirin e vitit në MLS. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































