LAJMI I FUNDIT:

NJANI PREJ NESH

NJANI PREJ NESH

Nga: Eric Bazilian
Interpreton: Joan Osborne
Përtheu: Agron Shala

https://www.youtube.com/watch?v=5G5XzQN_SDM

E pra, në njí prej këtyne netëve e kah ora dymbdhetë
Kjo bota e vjetër ka me u tund e me u shkund
Shenjtortë kânë me u dridh e lutje për dhembjen me bâ
Se me aeroplanin e tij hyjnor Zoti ka me ardhë


Nëse Zoti njí emër ka, cili ka me kânë?
Edhe, a i kishe dalë përballë?
Nëse ishe ballafaqu me Te n’krejt lavdinë e Tij?
E nëse veç njí pyetje e ke, çka e kishe pvet?

Po, po, Zoti âsht i madh
Po, po, Zoti âsht i mirë
Po, po, po, po, po

E çka nëse Zoti kish me kânë njani prej nesh?
Veç njí llom si njani prej nesh?
Thjesht njí i huej n’autobus
Qí rrugën e Tij për n’shpi mundohet me e gjetë?

Nëse Zoti njí ftyrë ka, qysh ish kânë me pa?
Edhe a kishe pasë qejf me pa
Nëse me pa domethonë se duhet me besu
Te gjanat si Parajsa e Krishti e shenjtortë
E te krejt profetët? Edhe…

Po, po, Zoti âsht i madh
Po, po, Zoti âsht i mirë
Po, po, po, po, po

E çka nëse Zoti kish me kânë njani prej nesh?
Veç njí llom si njani prej nesh?
Thjesht njí i huej n’autobus
Qí rrugën e Tij për n’shpi mundohet me e gjetë?

Rrugën e Tij për n’shpi mundohet me e gjetë?
Krejt i vetëm për n’Parajsë
Kurrkush s’e thirr n’telefon
Pos bo vaki Papa n’Romë

Po, po, Zoti âsht i madh
Po, po, Zoti âsht i mirë
Po, po, po, po, po

E çka nëse Zoti kish me kânë njani prej nesh?
Veç njí llom si njani prej nesh?
Thjesht njí i huej n’autobus
Qí rrugën e Tij për n’shpi mundohet me e gjetë?

Rrugën e Tij për n’shpi mundohet me e gjetë?
Si njí gur i shenjtë qí rrokullohet
Krejt i vetëm lart për n’Parajsë
Qí rrugën e Tij për n’shpi mundohet me e gjetë?
Kurrkush s’e thirr n’telefon
Pos bo vaki Papa n’Romë